Gjendet i vdekur DJ i njohur

Gjendet i vdekur DJ i njohur

DJ australian, Adam Sky u gjet i vdekur gjatë pushimeve në Bali. Një DJ i njohur australian u gjet i vdekur pas gjakderdhjes masive nga një lëndim në një kompleks turistik në ishullin indonezian Bali, njoftoi policia të hënën, shkruan Page Six. Në rrjete sociale qarkulloi një deklaratë, përmes së cilës është konfirmuar vdekja e […]

DJ australian, Adam Sky u gjet i vdekur gjatë pushimeve në Bali.

Një DJ i njohur australian u gjet i vdekur pas gjakderdhjes masive nga një lëndim në një kompleks turistik në ishullin indonezian Bali, njoftoi policia të hënën, shkruan Page Six.

Në rrjete sociale qarkulloi një deklaratë, përmes së cilës është konfirmuar vdekja e tij, ku thuhej se ai vdiq teksa po përpiqej të ndihmonte një mik që pati thyerje të shumta të shtunën.

Policia indoneziane tha se ende po hetojnë vdekjen e DJ 42-vjeçar, i cili përdorte emrin skenik Adam Sky.

Në një raport policor të Associated Press thuhet se Neat pësoi prerje të thellë dhe të gjerë në krahun e tij, duke i shkaktuar kështu gjakderdhje masive.

Shefi i policisë lokale, Dody Monza tha se trupi i tij u gjet pranë një banjo, në dhomën e tij të gjumit nga dy shtëpiake në Hillstone Villa, ku DJ po qëndronte në Bali, pak minuta pasi e kishin dëgjuar teksa po bërtiste duke kërkuar ndihmë.

Thuhet se ai ishte i dehur pasi kishte thyer një dritare, por nga policia thanë se “Nuk mund të vijmë në përfundim nëse ishte me vetëdije kur e kishte thyer dritaren apo e goditi aksidentalisht”./Alsat-M/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya