Gagica: Dikush e bindi Rugovën ta anulojë vizitën te varri i Adem Jasharit

Gagica: Dikush e bindi Rugovën ta anulojë vizitën te varri i Adem Jasharit

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, ka thënë se në zgjedhjet e para lokale Rugova kishte vendosur të vizitojë varrin e Adem Jasharit, por në momentin e fundit dikush e kishte bindur të mos shkonte atje. Gagica, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se dikush nga njerëzit e afërt të […]

Gagica, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se dikush nga njerëzit e afërt të LDK-së e kishte bindur Rugovën të anulonte vizitën në Prekaz te familja e Adem Jasharit.

“Kishim një marrëveshje për të vizituar Prekazin dhe ishte një mirëpritje nga Rifat Jashari sepse ishte kryefamiljari. Të nesërmen po bëheshim gati të shkonim në Prekaz dhe mua më thanë se duhej të shkoja më shpejt te Rifati sepse vizita në Prekaz ishte shtyrë. Në bisedë me presidentin Rugova, arsyet që mi tregonte ishin të pamjaftueshme që vizita duhej shtyrë dhe ai s’duhej të shkonte në Prekaz”.

“…Dikush e kishte bindur Rugovën të mos shkonte në Prekaz. Nuk e di kush është ky “dikushi”. Ky fakt mua më jep mjaft informacion që edhe në të kaluarën Rugova në rrugë të ndryshme mund të jetë informuar [gabimisht]”, tha ai.

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, thotë se degët e partisë në diasporë kanë qenë gjithmonë në mbështetje të luftës së armatosur.

“Kam qenë kundër zërave që kishin dyshime për UÇK-në. Kemi konferencën e degëve të LDK-së ku ishte prezentë edhe Sali Çeku që kishte ardhur nga fronti, ku ishim pro angazhimit maksimal për pjesëmarrje në luftë me dhjetëra ushtarë tjerë. Nuk kishte ndonjë sekret se lufta i takonte dikujt tjetër”, tha ndër të tjera Hafiz Gagica.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?