Franca mbështet reformën e sistemit gjyqësor në Kosovë

Franca mbështet reformën e sistemit gjyqësor në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert është pritur sot nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Në një komunikatë lëshuar për media nga ambasada e Francës  që nga fundi i luftës dhe pavarësia e Kosovës, ky shtet ka qenë vazhdimisht i angazhuar në monitorimin dhe mbështetjen e reformave të nevojshme për vendosjen dhe konsolidimin sundimit […]

Në një komunikatë lëshuar për media nga ambasada e Francës  që nga fundi i luftës dhe pavarësia e Kosovës, ky shtet ka qenë vazhdimisht i angazhuar në monitorimin dhe mbështetjen e reformave të nevojshme për vendosjen dhe konsolidimin sundimit të ligjit dhe përafrimin e Kosovës drejt BE-së.

“Disa projekte evropiane u zhvilluan me pjesëmarrjen e Ministrisë franceze të Drejtësisë dhe profesionistëve të lëmisë gjyqësore. Në vitet e fundit, gjykatësit francezë të nivelit shumë të lartë kanë përcjellur përvojën e tyre homologëve të tyre kosovarë, nëpërmjet një programi binjakëzimi institucional të udhëhequr nga Italia dhe Franca që ka pasur për synim përforcimin e këshillave të larta të gjyqësorit. (gjyqtarë dhe prokurorë). Ky projekt qendror, për të siguruar përgjegjësinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve, përfundoi në fillim të majit”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Sipas komunikatës ministri kosovar i drejtësisë ka angazhuar me partnerët kryesorë aktivë në këtë fushë një proces ambicioz të hartimit të rishqyrtimit gjyqësor i cili duhet të publikohet në shtator të këtij viti.

Ambasadori i Francës vuri në dukje rëndësinë e këtij dokumenti strategjik i cili përcakton prioritetet për vitet në vijim dhe ai shprehu gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Francës për zbatimin e reformave të vazhdueshme në fushën e drejtësisë.

“Ministri dhe ambasadori e mirëpritën mundësinë e finalizimit në të ardhmen të një marrëveshjeje për bashkëpunimin dypalësh midis Kosovës dhe Francës. Përveç kësaj, ata vunë në dukje rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve dypalëshe të zbatuara për të mbështetur trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë dhe për të mbështetur pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori gjithashtu shprehu angazhimin e ministrive franceze të Punëve të jashtme dhe Drejtësisë, në përputhje me strategjinë e re franceze për Ballkanin Perëndimor e paraqitur nga presidenti Macron në margjinat të Samitit të Berlinit, për të vazhduar të mbështesë reformën në drejtësi, veçanërisht në kuadër të projekteve të ardhshme evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?