Fondi i Ballkanit Perëndimor jep grante për 24 projekte

Fondi i Ballkanit Perëndimor jep grante për 24 projekte

Sekretariati për Fondin e Ballkanit Perëndimor zhvilloi sot në Tiranë seminarin për bashkëpunim si dhe ceremoninë e dhënies së granteve nga thirrja e dytë për financimin e projekteve të përbashkëta rajonale. Ceremonia e ndarjes së granteve nga FBP u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë nga ministritë respektive të Jashtme të gjashtë vendeve të […]

Ceremonia e ndarjes së granteve nga FBP u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë nga ministritë respektive të Jashtme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga misione diplomatike, organizata të shoqërisë civile, partnerë dhe bashkëpunëtorë.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor, Gjergj Murra theksoi gjatë fjalës së mbajtur se, 24 projektet fituese përkthehen në krijimin e më shumë se 85 partneriteteve në të gjithë rajonin.

“Projektet propozojnë krijimin e më shumë se 85 partneriteteve në të gjithë rajonin dhe bëjnë së bashku më shumë se 5 mijë njerëz nga i gjithë rajoni. Kjo përkthehet në aktivitete konkrete të misionit dhe të vullnetit tonë politik për të zgjeruar bashkëpunimin dhe lidhjet mes njerëzve”, tha ai.

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Çështjeve të Politikës Strategjike pranë ministrisë për Europën dhe Punëve të Jashtme, Mimoza Halimi ky takim është simbol i punës konkrete të bashkëpunimit në rajon. “Perspektiva e kultivimit të marrëdhënieve të mira të fqinjësisë mes vendeve tona në rajon duhet të jetë një nxitje për të arritur stabilitet afatgjatë dhe progres në rajonin tonë si dhe për të përshpejtuar rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”.

Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Peter Spisiak në takimin e zhvilluar vuri në dukje rolin e Fondit në drejtim të ambicieve Europiane. “Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka luajtur gjithmonë një rol kyç në formëzimin e sigurisë dhe stabilitetit Europian. Rajoni duhet të marrë ndihmë politike dhe asistencë për projektet si një mbështetje për ambiciet e veta Europiane. Kjo do të kontribuonte në forcimin e shoqërisë civile në rajon si dhe do t i bënte më të lehta kontaktet mes njerëzve”, tha ambasadori.

E ftuar nga FBP, Olta Ceta nga Instituti për Kontrata Sociale, e konsideroi një mundësi të shkëlqyer bashkëpunimin në projekte të përbashkëta rajonale. “Fondi i Ballkanit Perëndimor është një mundësi e shkëlqyer për t i sjellë njerëzit bashkë dhe për të hequr kufinjtë, në përpjekje për të ndërtuar ura dhe për t’ i lidhur njerëzit me njërit-tjetrin”.

Nga ana e tij, i Ngarkuari me Punë të Maqedonisë në Tiranë, Dancho Markovski tha fqinjësia e mirë është shembulli më i mirë i vlerave Europiane. “Forcimi dhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal është një kërkesë e përcaktuar qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian”, përfundoi ai.

Për Sanja Tosic (Klubi për Fuqizimin e të Rinjve) të rinjtë janë potencial i madh ndryshimi ndaj edhe sipas saj rajoni po investon në këtë drejtim.
“Qëllimi ynë është të fuqizojmë të rinj të mbi nivele, tema dhe metoda të ndryshme. Ne si organizatë besojmë fort se të rinjtë janë ata që mund dhe do të bëjnë një ndryshim serioz në rajonin tonë”.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një iniciativë ndërqeveritare, i themeluar nga Palët Kontraktuese (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.) Kjo është iniciativa e parë rajonale e filialit të Tiranës. Qëllimi kryesor i projekteve është promovimi i vlerave të përbashkëta ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve në rajon dhe forcimin e bashkëpunimit dhe kontakteve mes njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

Ky moment nis simbolikisht fazën e zbatimit të Projekteve për Thirrjen e Dytë, për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe kontakteve në rajon. Projektet fituese do të jenë pjesë e një rrugëtimi më të gjerë rajonal, që përfshin më shumë se 80 partneritete nga e gjithë rajoni gjatë fazës së zbatimit të projektit.
Një ditë më parë, përfaqësuesit e organizatave fituese nga FBP u njohën me njëri-tjetrin për të ndarë përvojat e tyre në menaxhimin e ciklit të projekteve dhe për të përshtatur me personelin e Sekretariatit kërkesat specifike të FBP për monitorimin, raportimin, afatet kohore dhe çështjet financiare dhe buxhetore.
Thirrja e Dytë nisi në datën 2 nëntor 2018 dhe aplikimet u dërguan deri në datën 15 dhjetor 2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?