Flet vëllai i Loredanës pas akuzave që janë bërë kundër tij

Flet vëllai i Loredanës pas akuzave që janë bërë kundër tij

Reperja Loredana Zefi është arrestuar dje në Zvicër, në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe në fund edhe i kishte kërcënuar. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit publik në Luzern tashmë ka nisur […]

Në një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllanë e saj në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ia ka bërë çiftit, të cilit dyshohet se ia ka vjedhur paratë. Loredana është gruaja e reperit kosovar, Mozzik.

Gazeta ka kontaktuar vëllain e Loredanës, Bekim Zefin, i cili ka thënë se të gjitha këto lajme për të dhe motrën e tij janë shpifje.

“Këto janë montazha s’po i kuptoj as vet. Derisa nuk merret një vendim nga gjykata je I pafajshëm”, ka thënë Zefi.

Ani pse pretendon se nuk e njeh gruan zvicerane, ai thotë se gruaja ka problem psikike.

“Unë atë gru kurrë në jetën time nuk e kam pa as nuk e njoh, ajo mundet me ba manipulime, por le ta gjejë dikush ndonjë video që unë kam folë me të, osë ndonjë fotografi me të. Ky është një manipulim, dikush e ka manipulu zviceranen, ajo grua ka probleme psikike, ajo ka nejt edhe në psikiatri, nuk është njeri serioze”, ka thënë Zefi.

Ai ka mohuar që motra e tij Loredana gjendet në paraburgim, duke thënë se vetëm është marrë në pyetje nga policia zvicerane dhe është liruar menjëherë.

“Loredana nuk është në paraburgim, e kanë marrë në pyetje një orë dhe e kanë liru. Loredana s’ka të bëjë asgjë me mashtrim, dikush e ka shfrytëzu rastin me ba kanosje ndaj Loredanës. Pse nuk e paskan qitë pra gazetat në 2016 para tri viteve pra?”, është shprehur Zefi

Ai thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast, ndërkaq mohon se motra e tij e ka ngarkuar atë me të gjitha veprat, siç kanë shkruar mediat zvicerane.

“Ma kanë kontrollu facebookun mi kanë pa fotografitë me kryeministrin edhe hajt kanë thanë t’ja fusim edhe këtij. Unë s’jom tu kuptu, ka njerëz që ja kanë inatin motrës teme edhe Mozzikut, dhe e shfrytëzojnë rastin kështu, po donë me u hakmarrë”, ka thënë Zefi për Express.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya