Flakni shprehitë e pashëndetshme dhe ndihmojuni veshkave tuaja

Flakni shprehitë e pashëndetshme dhe ndihmojuni veshkave tuaja

Ndryshoni urgjentisht këto tetë shprehi sepse mund t’jua dëmtojnë shumë veshkat! Në vijim ju ofrojmë një listë të gjërave që duhet shmangur, në mënyrë që të kemi veshka të shëndetshme. 1. Nuk pini ujë të mjaftueshëm Kur nuk pini ujë të mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të dëmtimit të […]

Në vijim ju ofrojmë një listë të gjërave që duhet shmangur, në mënyrë që të kemi veshka të shëndetshme.

1. Nuk pini ujë të mjaftueshëm

Kur nuk pini ujë të mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të dëmtimit të veshkave, sepse ndodh në baza ditore. Detyra kryesore e veshkave është t’i nxjerrin mbeturinat metabolike nga trupi dhe ta rregullojnë balancën e elektroliteve.

Kur trupi nuk hidratizohet siç duhet, zvogëlohet qarkullimi i gjakut, gjë që në fund rezulton në akumulimin e toksinave në gjak.

2. Mbajtja e fshikëzës së mbushur

Shumë prej nesh kanë shprehi ta shtyjnë shkuarjen në tualet. Kur fshikëza qëndron për një kohë të gjatë e mbushur me urinë, ajo mund të shkaktojë komplikime të ndryshme në traktin urinar. Hipertrofia e muskujve është një nga komplikimet që mund të çojë në divertikulit (krijimin e vrimës ose flluskës së ujit në trup). Hidronefroza (rritja e presionit të urinës në veshka) është një shembull tjetër i komplikimeve të shkaktuara nga presioni kronik mbi pjesën e pasme të veshkave.

Mospërmbajtja është gjithashtu një nga pasojat serioze në rast se kjo shprehi e dëmshme e vonesës së zbrazjes së fshikëzës zgjat.

3. Konsumimi i tepërt i kripës

Procesimi i natriumit që e konsumojmë është një tjetër punë që kryhet nga veshkat tona. Kripa është burim i natriumit, dhe pjesa më e madhe e natriumit që e konsumojmë duhet të nxirret nga trupi.

Kur hamë ushqime shumë të kripura, veshkat ngarkohen shumë për shkak se duhet ta nxjerrin një sasi të madhe të natriumit, dhe kjo në periudha të gjata mund të jetë e vështirë për veshkat.

4. Konsumimi i tepërt i kafeinës

Kur jemi të etur, shpesh më pak dëshirojmë ujë sesa lëngje dhe pije të gazuara. Shumica e këtyre pijeve përmbajnë kafeinë. Kafeina mund ta rrisë presionin e gjakut, ndërsa presioni i lartë i gjakut bën presion mbi veshkat dhe mund t’i dëmtojë ato.

Sipas standardeve të Klinikës Mayo, shumica e të rriturve të shëndetshëm mund të pinë 2-4 filxhanë kafe në ditë pa rrezikuar veshkat e tyre.

5. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër dhimbjes

Përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjes për probleme të vogla është shprehi e keqe e shumë njerëzve. Shumica e ilaçeve kundër dhimbjes kanë efekte të rrezikshme anësore, mund të shkaktojnë dëme të organeve të ndryshme, duke përfshirë edhe veshkat.

Studimet kanë treguar se përdorimi i gjatë i ilaçeve kundër dhimbjeve zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë redukton funksionin e veshkave.

6. Teprimi me proteina

Përdorimi i tepruar i mishit të kuq dhe ushqimeve të tjera të pasura me proteina mund të përkeqësojë gjendjen e veshkave tashmë të dëmtuara.

Ushqimet e pasura me proteina në thelb janë të shëndetshme, por jo në qoftë se keni veshka të dëmtuara dhe mjeku ju këshillon një konsum të zvogëluar të proteinave. Proteinat e tepruara janë ngarkesë për veshkat.

7. Injorimi i gripit dhe i ftohjes

Injorimi i ftohjes dhe i gripit mund të çojë në dëmtime në veshka. Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundje të veshkave gjithashtu kanë tendencë të shmangin pushimin derisa janë të sëmurë. Gjithashtu është vërtetuar se njerëzit me sëmundje të veshkave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

8. Përdorimi i tepërt i alkoolit

Kur pimë alkool, shpesh nuk e kemi parasysh sasinë ideale për shëndet të mirë. Shprehia e pirjes së sasive të tepërta të alkoolit çon në dëmtime në veshka.

Alkooli përmban toksina të cilat mund të jenë të dëmshme për veshkat. /Telegrafi/

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar