Fjalimi lamtumirës i gjeneralit amerikan: I lumtur që pata mundësi t’ju njoh si shokë e familje

Në pritjen e organizuar për komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ky i fundit tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë. “Qëndroj sonte këtu dhe dëgjoj fjalë të mira dhe njohje, por në të vërtetë kjo nuk është për mua, është për ne, për ju që jeni në audiencë që […]
“Qëndroj sonte këtu dhe dëgjoj fjalë të mira dhe njohje, por në të vërtetë kjo nuk është për mua, është për ne, për ju që jeni në audiencë që ishin pjesë e kësaj, kur nënshkruam këtë marrëveshje, që provuat fatin me Iowa-n. Kam nderin që sonte t’ju quaj shokë, kolegë të mi, vëllezër dhe motra të ushtrisë. Jam i nderuar që jeni këtu sonte, dhe në emër të Mbrojtjes Kombëtare të Iowa-s dhe familjes time, jam i nderuar që pata mundësinë të ju njoh si shokë dhe familje”, tha Orr.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjeneralmajor Timothy Orr është pjesë e historisë më të re të Kosovës. Rama tha se Orr është përkrahës i madh jo vetëm në siguri, por edhe arsim.
“Gjereral Orr, miku im, ju nuk jeni pjesë e vetëm institucionit tonë, por ju jeni pjesë e historisë sonë të re, si dhe anëtar i familjeve tona. Dhe do të doja ta mbani në mend që dyert tona do të jenë çdoherë të hapura për ju dhe familjen tuaj”, tha Rama.
Ai me këtë rast ka nderuar Timothy Orr me Medaljen e Nderit. Ndryshe, gjeneral majori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Or që nga 1 maji i këtij viti ka dalur në pension nga kjo pozitë, pas rreth 40 vitesh sa ishte pjesë e kësaj garde. Orr njihet si gjenerali amerikan që më së shumti e deshti shtetin e Kosovës.












