Festimi i Ditës së Evropës: Kosova e vetmja që feston, dhe e vetmja që u izolua nga BE-ja

Festimi i Ditës së Evropës: Kosova e vetmja që feston, dhe e vetmja që u izolua nga BE-ja

Uh! Evropë, ti kurva e motit! Që i re mohit, besës së Zotit! Po, á ky asht sheji i qytetnisë? Me da token e Shqypnisë, Për me mbajt klyshtë e Rusisë? Këto janë vargjet e ashpra që shkroi At Gjergj Fishta për Evropën, e të cilat i hasim shpesh duke qarkulluar në Facebook e rrjete tjera […]

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

Këto janë vargjet e ashpra që shkroi At Gjergj Fishta për Evropën, e të cilat i hasim shpesh duke qarkulluar në Facebook e rrjete tjera sociale të Internetit, kur herë pas here BE-ja po bën ndonjë padrejtësi ndaj vendit tonë.

Së fundi, BE-ja na zhgënjeu me mosliberalzimin e vizave edhe pse i përmbushëm të gjitha kriteret. Bash të gjitha. 95 sosh.

Sidoqoftë, Kosova mbetet një ndër vendet më pro-evropiane në Evropë e në botë, duke mos harruar kontributin e madh në lirinë dhe pavarësinë e saj. Frustrimi i saj me Evropën nuk është përmbledhur për fat të mirë ende në një qëndrim të artikuluar politik që njihet si euro-skepticizëm. Kemi belbëzime të aty-këtushme dhe natyrisht, vargjet e Fishtës. Reagimi shpërthehet shpejt si një fluskë sapuni, dhe pro-evropianizmi mban forcën.

Duke ruajtur sentimentin pro-evropian, Kosova sot e feston zyrtarisht Ditën e Evropës, 9 majin. Është vendi i vetëm në Evropë që e bën një gjë të tillë, shkruan Periskopi.

Por, së fundi reagimet kundër Ditës së Evropës dhe në përgjithësi rikthimi te vargjet e Gjergj Fishtës për Evropën, po bëhet gjithnjë e më i hapur. Deputetja e PDK-së me emrin Blerta dhe mbiemrin Deliu, doli kundër festimit në fjalë.

Edhe shefi i saj, Kadri Veseli, e kishte fyer BE-në duke e cilësuar si raciste muaj më parë shkaku që nuk po i liberalizonte vizat. “Kemi gjak të pastër” – kishte thënë kryetari i Kuvendit.

Më tej, edhe Hashim Thaçi, që aktualisht kryen detyrën e presidentit [por jo vetëm] të vendit, është shprehur shumë i pakënaqur me trajtimin që po i bën BE-ja Kosovës në një varg deklaratash të ndryshme që kryesisht e sulmonin qëndrimin jo-unitar në lidhje me statusin e vendit, dhe me tolerimet që i bënte Serbisë.

A janë riaktualizuar përfundimisht fjalët e At Gjergj Fishtës në lidhje me Evropën?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?