Ekonomia gjermane po lulëzon shkaku i emigrantëve

Në vendin e tij të lindjes, në Siri, Mohammed Kassimi punonte si elektricist. Por, pasi mësoi tregtinë në mënyrë informale, atij i mungonin kredencialet për ta shfaqur atë. Tash, në atdheun e tij të adaptuar, 30 vjeçari po merr trajnimin që kurrë s’e kishte marrë dhe po paguhet nga kompania që i ka premtuar punën […]
Në vendin e tij të lindjes, në Siri, Mohammed Kassimi punonte si elektricist.
Por, pasi mësoi tregtinë në mënyrë informale, atij i mungonin kredencialet për ta shfaqur atë.
Tash, në atdheun e tij të adaptuar, 30 vjeçari po merr trajnimin që kurrë s’e kishte marrë dhe po paguhet nga kompania që i ka premtuar punën që mund ta ngre nga një refugjat të thjeshtë në klasën e mesme gjermane, shkruan The Washington Post, përkthen Periskopi.
Programi që ndihmon dhjetëra mijëra refugjatë të rindërtojnë jetët e tyre nuk ishte krijuar për të sapo-ardhurit që kishin mbërritur në Gjermani për t’i ikur luftës, shtypjes dhe varfërisë.
Sistemi i fillestarëve në Gjermani është pjesë e ekonomisë me rrënjë nga kohët mesjetare.
Por, me nivelin e papunësisë kombëtare në shkallën më të ulët në 30 vitet e fundit, gjermanët e rinj e kanë humbur apetitin e tyre për trajnimin profesional.
Kompanitë po përballen me nevojën për punëtorë të kualifikuar që nuk po përmbushet e që po e ndikon rritjen e tyre në treg.
Nëse këta punëtorë mund të gjenden mes refugjatëve atëherë kjo mund të ndihmojë ata.
Rezultatet kanë qenë jashtëzakonisht premtuese deri më tash.
Gati katër vjet pasi kancelarja gjermane Angela Merkel vendosi t’i hapte kufijtë për një numër shumë të madh azil-kërkuesish, 1,5 milionë prej tyre mbetën jashtë tregut të punës.
Shumica po ndjekin kurse të gjuhës dhe po integrohen. Gati 200 mijë janë regjistruar si të papunë.
Por, pas shpenzimit të miliona eurove për akomodimin e të posa-ardhurve, Gjermania po fillon të fitojë edhe për vete nga një gjë e tillë.
Numri i njerëzve që ose po punojnë ose po ndjekin programe trajnuese për punë po rritet në vazhdimësi, dhe ishte më i madh se 400 mijë në fund të 2018-s.
Integrimin e refugjatëve e kanë marrë nga ish Jugosllavia e viteve 90 si model.
Në atë rast, rreth 80 për qind e të rriturve në moshë pune e kishin një punë pas tetë vitesh qëndrimi.
Veç kësaj, Gjermania po përfiton nga profili demografik i të ardhurve, rreth 60 për qind e të cilëve janë më të rinj se 25 vjet.
“Nëse Gjermania dëshiron të mbajë mirëqenien ekonomike, atëherë i duhen nga gjysmë milioni emigrantë për çdo vit,” tha Wolfgang Kaschuba, ish drejtor në Institutin e Berlinit për Itegrim Empirik dhe për Hulumtime të Emigrimit.
“Na duhet të sigurohemi që shoqëria jonë qëndron e re, sepse po plakemi gramatikisht.” /The Washington Post, Periskopi












