Edita Tahiri e vetmja që e quan historik Samitin e Berlinit ku s’u arrit asnjë rezultat

Ish-kryenegociatorja e dialogut teknik mes Kosovës e Serbisë, Edita Tahiri ka befasuar me deklaratën e saj, ku e ka cilësuar si historik Samitin e Berlinit – raporton Periskopi. Tahiri, në Rubikon të KTV’së ka thënë se Samiti i Berlinit ishte historik për tri arsye. “Një: aty i ndalen ide të rrezikshme të ndarjes dhe ia […]
Tahiri, në Rubikon të KTV’së ka thënë se Samiti i Berlinit ishte historik për tri arsye.
“Një: aty i ndalen ide të rrezikshme të ndarjes dhe ia bën të qartë Mogherinit se ideja që ajo po përkrahte ishte jashtë parimeve evropianeve dhe do të prodhonte luftëra në Ballkani. Sepse ishte Mogherini ajo që hapi rrugë që çështja e kufijve të diskutohej në Bruksel. Dy: ky Samit tregoi se në Evropë mbizotëron qëndrimi i fuqive të mëdha për kufijtë. Mbizotëron qëndrimi gjerman, britanik e francez për kufijtë. Liderët si Thaçi, Rama, Vuçiq e Mogherini dështuan. Kjo ide çonte në krijimin e Serbisë së Madhe. Dhe tre: Bashkimi Evropian u bë një. Kishim dy deri më tani. Është lajm i mirë që Evropa po e rimerr vetën”, ka thënë Tahiri.
Por, Tahiri është e vetmja deri më tani që e ka quajtur historik Samitin e Berlinit.
Të gjithë e kanë kritikuar këtë Samit, me arsyetimin se dy fuqitë e mëdha si Gjermania e Franca nuk kanë arritur t’i harmonizojnë disa nga qëndrimet e tyre për Ballkanin.
Pas këtij Samiti, nuk u arrit që liderët e Kosovës dhe Serbisë të dakordohen për datën e rifillimit të dialogut, i cili aktualisht është bllokuar shkaku i taksës 100 për qind.
Pavarësisht Samitit e presionit, taksa mbeti në fuqi. Merkel e Macron s’arritën ta bindin Haradinajn që të heq dorë nga ky vendim./PERISKOPI












