Edi Rama ishte i ftuar në përurim të Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, nuk shkoi shkaku i Haradinajt?

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur për përurimin e sotëm të Autostradës ‘Arbën Xhaferi’ – raporton Periskopi. Lekaj, në Debat Plus në Tv Dukagjini ka folur për mungesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në këtë përurim. Ai ka thënë se Rama e ka konfirmuar njëherë pjesëmarrjen, por nuk e di se çfarë ka […]
Lekaj, në Debat Plus në Tv Dukagjini ka folur për mungesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në këtë përurim.
Ai ka thënë se Rama e ka konfirmuar njëherë pjesëmarrjen, por nuk e di se çfarë ka ndodhur.
Tutje, Lekaj ka thënë se një gjë e tillë le të mbetët në ndërgjegjen e kryeministrit shqiptar.
“Kryeminstri i Shqipërisë është dashur të jetë sot me kolegët e tij shqiptarë, sepse do ta bënte më madhështor përurimin e sotëm. Ai e ka konfirmuar njëherë ardhjen, por nuk e di çka ndodhi më pas. Le të mbetet në ndërgjegjen e tij”, ka thënë Lekaj.
Ai është pyetur nëse në një gjë të tillë kanë ndikuar raportet e fundit të tensionuara në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Ramës.
Lekaj ka refuzuar të përgjigjet në një gjë të tillë, por ka kritikuar mungesën e Ramës.
Raportet mes Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës kohëve të fundit janë tensionuar pas Samitit të Berlinit.
Kjo pasi Haradinaj kishte akuzuar Ramën se në Berlin i ka bërë presion për heqjen e taksës.
E ky i fundit i kishte thënë ‘gënjeshtar’ Haradinajt./PERISKOPI












