Edhe një rus në mesin e të arrestuarve, hiqej si diplomat

Në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, është edhe një rus. Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë me dije se në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë dhe qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme. E në […]
Në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në disa pjesë të vendit, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, është edhe një rus.
Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë me dije se në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë dhe qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme.
E në mesin e tyre, Thaçi ka thënë se është edhe një rus që hiqej si diplomat.
“Përgëzojmë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e tyre kundër luftës së krimit të organizuar dhe kontrabandës. Është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj, për të luftuar fenomenet negative. Është një aksion ku ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë, të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë, boshnjakë. Është edhe një rus i cili ishte kamufluar nën petkun e diplomatit për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Presidenti./Periskopi/












