Erdogan dhe Trump takohen në Japoni

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në kuadër të samitit të G20-tës në fund të qershorit në Japoni, njoftoi drejtori i komunikimit të presidencës së Turqisë. “Erdogani dhe Trump e morën këtë vendim gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot”, shkroi Fahrettin Altun në Twitter. Zëdhënësi […]
“Erdogani dhe Trump e morën këtë vendim gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot”, shkroi Fahrettin Altun në Twitter.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere konfirmoi këtë bisedë dhe tha se dy liderët biseduan për një seri çështjesh dypalëshe.
Samiti i G20-tës pritet të mbahet më 28 dhe 29 qershor në Osaka, Japoni.












