E lani fytyrën dy herë në ditë? Miti bie, mësoni kur është koha e duhur

E lani fytyrën dy herë në ditë? Miti bie, mësoni kur është koha e duhur

“Kur është koha ideale për të larë fytyrën” është një pyetje që është analizuar shpesh nga specialistët. Për të gjithë ata që mendonin se larja e fytyrës është bërë gati si një shkencë ekzakte, gjithçka ka ndryshuar nga një studim i fundit i kryer nga “The Wall Street Journal”. Dermatologët sugjerojnë se për lëkurë më […]

“Kur është koha ideale për të larë fytyrën” është një pyetje që është analizuar shpesh nga specialistët. Për të gjithë ata që mendonin se larja e fytyrës është bërë gati si një shkencë ekzakte, gjithçka ka ndryshuar nga një studim i fundit i kryer nga “The Wall Street Journal”. Dermatologët sugjerojnë se për lëkurë më të mirë, fytyrën duhet ta lash vetëm një herë në ditë dhe vetëm në mbrëmje, para se të flesh.

Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve. Është vetëm një ide e keqe. Sipas “The Wall Street Journal”, kjo e ka një shpjegim: “Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë – në mbrëmje.”

Pastrimi i fytyrës gjatë darkës heq make up-in, yndyrën dhe të gjitha papastërtitë e mbledhura gjatë ditës në lëkurë. Larja dy herë në ditë mund të shkaktojë tharje të lëkurës, një problem që me kalimin e kohës, jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, mund të shpejtojë procesin e rrudhave.

Natyrisht, çdokush ka rutinën e vet të përditshme dhe gjithçka e përshtat sipas nevojave të veta, por këshilla e dermatologëve të “The Wall Street Journal” duhet marrë parasysh edhe sepse nga anketat e kryera prej tyre, rezultoi se njerëzit që e lanin fytyrën dy herë në ditë apo më shumë, kishin më shumë rrudha dhe lëkurë më të thatë se pjesa tjetër (me të njëjtën moshë) që e lante vetëm një herë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar