Donika Kadaj-Bujupi del kundër Qeverisë Haradinaj: Jam me arushën (Foto)

Rasti i ariut të Prizrenit ka marrë hov të madh ditëve të fundit në opinionin publik. Gjatë ditës së djeshme, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti përmes një vendimi dha urdhrin që kjo kafshë e rrallë të vritet, pasi gjendet në arrati dhe konsiderohet ‘inidivid’ i rrezikshëm, raporton Periskopi. Megjithatë, vendimi u konsiderua […]

Megjithatë, vendimi u konsiderua shumë skandaloz, jo vetëm nga qëllimi por edhe nga përmbajtja. Pati reagime të shumta gjithandej, duke bërë apel që ariu, si pasuri kombëtare të mos vritet.

Edhe deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi është bërë me ariun. Ajo në Facebook ka publikuar një fotografi ku shkruan:

‘Unë jam me arushën’.

Në vendimin të marrë nga Drejtoriati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, shkruhet se ariu i cili është parë në Prizren, shpallet “Kafshë përkohësisht dëmtuese duke u lejuar vrasja e saj/tij.

Ky vendim i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

Ky vendim është marrë pas konsultimit me fshatarët e fshatit Pouskë të Prizrenit, e që sipas Kryetarit të fshatit, Usen Arifi, arinjtë kanë sulmuar fshatin që nga viti i kaluar, ndërsa sulmet janë intensifikuar gjatë muajve Mars-Prill të vitit 2019.

Edhe instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka apeluar që të mos vritet Ariu i Murrmë i Prizrenit.

“Ruani kafshët!
Ruani ariun!
Ruani natyrën!
Ruani mjedisin ku jetoni!./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?