Dodikut i vjen inati pse Thaçi s’e përshëndeti: As Amerika s’ju ndihmon dot në dialog

Presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, Samitin e Brdo-Brijunit e cilësoi si diskutim të mirë dhe real. Pas këtij takimi të qetë, që sipas tij iu dha mundësinë që në mënyrë të pavarur të mbronin pozitat Dodik tha se do ta mbështes Serbinë dhe Beogradin ne dialog, duke theksuar se as Amerika nuk mund […]
Presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, Samitin e Brdo-Brijunit e cilësoi si diskutim të mirë dhe real.
Pas këtij takimi të qetë, që sipas tij iu dha mundësinë që në mënyrë të pavarur të mbronin pozitat Dodik tha se do ta mbështes Serbinë dhe Beogradin ne dialog, duke theksuar se as Amerika nuk mund ta ndihmoj presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, transmeton Periskopi.
Dodik theksoi se në dialog ai do të mbështesë atë që thonë Serbia dhe Beogradi.
“Jam shumë i kënaqur që Vuçiq mbrojti qëndrimet e Serbisë. Thaçit nuk mund t’i ndihmoj as Amerika, nëse nuk ka e ka përkrahjen e Serbisë”, ka thënë Dodik.
Sipas Dodik, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u tregua mjaft konstruktiv dhe argumentues. /PERISKOPI












