Djali i Ukshin Hotit zbulon letrën prekëse që i ati ia kishte dërguar nga burgu

Djali i Ukshin Hotit, Andini, ka rrëfyer se si i ati ia kishte dërguar një letër nga burgu kur ky ishte vetem 9 vjeç. Ukshin Hoti ia kishte shkruar letrën djalit të tij, pasi ai (Andini) i kishte derguar letër ne burg ku i kërkonte falje që s’mund të shkonte në njërën prej seancave gjyqësore. […]
Ukshin Hoti ia kishte shkruar letrën djalit të tij, pasi ai (Andini) i kishte derguar letër ne burg ku i kërkonte falje që s’mund të shkonte në njërën prej seancave gjyqësore.
‘E kam pa tash krejt vonë një letër te halla ime, por nuk e kam me vete, një letër që babi ma kishte derguar e ku shprehej që ishte shumë i lumtur që unë i kam shkruar e i kam kërkuar falje qe s’mund të shkoja në seancën gjyqësore’, ka thënë Andin Hoti në emisionin ‘Personale’ të tv Dukagjinit.
Hoti ka thënë se pak mban mend nga fëmijëria me babain e tij, por ka rrefyer edhe një moment, kur Ukshin Hoti ia kishte bërë një dhuratë per herë te parë e te fundit.
‘Mbaj mend që kam qenë shumë i vogël dhe i doja qentë shumë, e di që ma kishte sjell një qen dhuratë. Përkundër angazhimeve që ka pasur atëkohë është përkujdesur që t’ma bëjë dhuratë një qen pasi i doja shumë’, rrefen Andini./Periskopi/












