Dialogun nga binarët e nxori Mogherini, e kthyen në rrugë Gjermania e Franca

Dialogun nga binarët e nxori Mogherini, e kthyen në rrugë Gjermania e Franca

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, ditë më parë bëri që të vendoset një momentum i ri. Në këtë takim të udhëhequr nga fuqitë evropiane si Gjermania dhe Franca, një ndër temat kryesore ishte Kosova dhe vazhdimi i dialogut me shtetin serb. Liderët e të dy shteteve tash e sa kohë, ndonëse pa […]

Në këtë takim të udhëhequr nga fuqitë evropiane si Gjermania dhe Franca, një ndër temat kryesore ishte Kosova dhe vazhdimi i dialogut me shtetin serb.

Liderët e të dy shteteve tash e sa kohë, ndonëse pa ndonjë rezultat konkret, janë duke u ulur në tavolinën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Por Samiti i Berlinit, në një formë e ka zbehur rolin e Mogherinit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pasi në këtë takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor, “timonin” e dialogut Kosovë-Serbi e morën udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron.

Ky ndryshim, është duke u parë në këndvështrime të ndryshme nga analistët në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Taulant Kryeziu nga Instituti Epik, rikthimin e Gjermanisë dhe Francës është duke e parë si pozitive.

Gjermania dhe Franca, sipas Kryeziut, e kanë kthyer dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në binarë të normalizimit, në binarë të asaj se çfarë ka qenë qëllimi i tij në fillim.

“Unë mendoj që Samiti i Berlinit ka vendosë parime të reja negociuese sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Është përjashtuar njëherë e përgjithmonë ideja që territori i Republikës së Kosovës të jetë objekt diskutimi”.

“Franca dhe Gjermania, dy vendet kryesore brenda Bashkimit Evropian e kanë parë që Mogherini ka dalë jashtë mandatit që këto dy vende të fuqishme ia kanë dhënë dhe i cili ka qenë qëllimi fillestar i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, dhe ato e kanë rikthyer, Franca dhe Gjermania e kanë rikthyer procesin e dialogut në binarë të normalizimit, në binarë të qëllimit fillestar të tij dhe do ta mbajnë të tillë së paku deri në emërimin e presidentit të ri të Komisionit Evropian dhe komisionerëve të rinj që i bie deri në nëntor të këtij viti”, ka thënë për Indeksonline Kryeziu.

Kryeziu i cili është në krye të Institutit për Politikat Evropiane, thotë se Kosova do të gjejë zgjidhje kur marrëveshja të ketë përkrahje nga të dy anët e Atlantikut.

“Prandaj unë e shoh lajm pozitiv që dy fuqitë kryesore brenda be-së e kanë rimarrë procesin në duar të tyre dhe zgjedhja për Kosovën gjithmonë do të bëhet kur do ketë një dakordancë të plotë mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra kur ka mbështetje në të dy anët e Atlantikut për një marrëveshje që nuk ka bazë territoriale”, përfundoi ai.

Mirëpo “zbehjen” e rolit të Mogherinit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në një mënyrë tjetër e sheh Fisnik Halimi.

Problemi i Kosovës, thotë ai, janë vendet të cilat e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.

Halimi beson se Mogherini nuk është as problem e as zgjidhja e Kosovës dhe Serbisë. Kjo pasi sikurse edhe ndërmjetësuesit e tjerë, edhe ajo ka shfaqur paaftësinë evropiane për t’u marrë me probleme politike ndërkombëtare.

“Problemi i Kosovës në fakt sot është problem i Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë. Shumica e madhe e këtyre vendeve ndajnë idenë serbe dhe ruse se Kosova është vend i pavarur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe injorojnë paturpësisht vendimin e GJND-së”, deklaroi ai.

“Zonja Mogherini nuk paraqet as problemin as zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ajo si dhe të gjithë ndërmjetësit tjerë evropian në të kaluarën kanë pasqyruar pa aftësinë evropiane për t’u marre me probleme politike ndërkombëtare”.

Në Samitin e Berlinit, u bë thirrje për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dh Serbisë, derisa një takim i formatit të ngjashëm me atë të kryeqytetit gjerman do të mbahet më 1 korrik në Paris.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?