Detaje për personin e arrestuar që para 30 vitesh kreu një vrasje

Detaje për personin e arrestuar që para 30 vitesh kreu një vrasje

Prokuroria Themelore e Pejës më 8 maj ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë të pandehurit Besim Zenelaj ndaj të cilit tani është vendosur masa e paraburgimit nën dyshimin se në vitin 1989 së bashku me vëllain e tij Selim Zenelaj kanë therur 16 herë me thikë 25 vjeçarin, Zemë Ukaj, i cili nuk iu […]

Prokuroria Themelore e Pejës më 8 maj ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë të pandehurit Besim Zenelaj ndaj të cilit tani është vendosur masa e paraburgimit nën dyshimin se në vitin 1989 së bashku me vëllain e tij Selim Zenelaj kanë therur 16 herë me thikë 25 vjeçarin, Zemë Ukaj, i cili nuk iu kishte shpëtuar plagëve të marra.

Vrasja kishte ndodhur 30 vite më parë, saktësisht më 20 tetor në vitin 1989 në Deçan, me motive të hakmarrjes.

Dënimin për vrasjen e kishte vuajtur Selim Zenelaj i cili atë kohë me një vendim të prerë ishte dënuar, kurse vëllai i tij Besimi deri tani iu kishte ikur organeve të drejtësisë.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, e cila tha se kjo ngjarje në atë kohë kishte ngjallur jehonë të madhe tek të gjithë.

Gashi bëri të ditur se ndaj të pandehurit Besim Zenelaj, i cili në ndërkohë kishte ndërruar edhe emrin në Hasan Zenelaj janë rihapur hetimet në vitin 2015 pasi që është vërejtur se ai ndodhej në Deçan.
Zenelaj kishte arritur prapë të arratisej dhe pas hetimeve Prokuroria e Pejës kishte informacione që ai ndodhej në Zvicër, prej ku në janar të këtij viti ku edhe u arrestua.

“Për të pandehurin Besim Zenelaj cilin në ndërkohë ka ndryshuar emrin në Hasan Zenelaj meqenëse ai është arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës meqenëse nuk ka qenë i arritshëm Gjykata e Qarkut e atëhershme ka lëshuar një letër rreshtim dhe i njëjti diku në vitin 2015 është vërejtur në Deçan, menjëherë pas këtyre informatave Prokuroria ka rihapur hetimet zyrtare tani kundër këtij të pandehuri i cili megjithatë prapë ka arritur që të tu shmanget organeve dhe gjatë hetimeve që kemi bë kemi marr prapë dëshmi nga dëshmitarë dhe kemi siguruar prova materiale kemi kuptuar se i njëjti diku gjendet i fshehur në shtetin e Zvicrës”, tha prokurorja Gashi.

Prokurorja e rastit tha se fal bashkëpunimit me organet e drejtësisë në shtetin zviceran kanë arritur ta kapin dhe ta ekstradojnë drejt Kosovës të pandehurin Besim Zenelaj ndaj të cilit është mbajtur një seancë dëgjimore dhe është caktuar masa e paraburgimit.

“Kemi kërkuar arrestimin e tij dhe ekstradimin e cila na është përgjigjur pozitivisht dhe në janar të këtij viti ka arritur ta arrestoj të njëjtin i cili më 8 maj të këtij viti është ekstraduar në Kosovë. Ne menjëherë kemi kërkuar masën e paraburgimit dhe seanca dëgjimore është mbajtur po atë ditë në Gjykatën Themelore dhe ne jemi në pritje të vendit për caktim të masës”, u shpreh Gashi.
Prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda në Pejë, Sahide Gashi tha se arrestimi i Besim Zenelaj tregon se ata që kryejnë vepra penale nuk mund t’i ikin drejtësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?