Detaje interesante të fjalimeve të Thaçit, Veselit e Haradinajt në përurimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka zgjatur shumë fjalimin në përurimin e autostradës, derisa kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se ‘ua kemi marrë dorën autostradave’. Kurse për kryeministrin Haradinaj, është shumë tregues i mirë që Kosova ka guxim të ndërtojë rrugë, pasi tri sosh po i ndërton në drejtim të Serbisë. Në fjalën e tij para […]
Në fjalën e tij para të pranishëmëve, presidenti Hashim Thaçi ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për këtë projekt.
“Nëse dje kemi ëndërruar të kemi një Kosovë të tillë, sot e kemi realitet. Nëse dje na është dukur e pamundur të kemi projekte të tilla, sot i kemi të realizuara. Urime të gjithëve”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se ‘ua kemi marrë dorën autostradave’.
“Në emër të gjithëve, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë këta punëtorë. Pali ishte i emocionuar kur foli por s’ka faj, Pal qysh ia kemi marrë dorën autostradave mund të shkojmë deri te Maqedonia e Veriut e deri në Malin e Zi atje. Po lidhim edhe ura të miqësisë, që janë të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë. Te Kosova gjithmonë do të gjeni partner që do të jenë bashkëpunues me shtetet e juaja”, ka thënë Veseli, shkruan Periskopi.
Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po punon me guxim në infrastrukturë, duke përmendur edhe autostradat që po ndërtohen në tri drejtime, që çojnë në Serbi.
“Para 20 vjetësh kjo rrugë kishte domethënien e braktisjes së atdheut, sot shohim të ardhmen dhe perspektivën. Këtë autoudhë e shohim si rrugën e miqësisë. Kosova po ec me guxim në infrastrukturë. Jemi duke ecë në tri drejtime drejt Republikës së Serbisë, gjilan – Dheu i Bardhë shkon në drejtim të Republikës së Serbisë, në Mitrovicë shkon në drejtim të Serbisë dhe në Podujevë shkon në drejtim të Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.
Në përurimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’, nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Malit të Zi./Periskopi/












