Dështon keq puçi: Maduro kap liderin e opozitës dhe e fut në burg

Edgar Zambrano është politikani i parë i arrestuar që nga puçi i dështuar kundër Nikolas Maduros, javën e kaluar. Agjentët e inteligjencës venzueliane e kanë burgosur zëvendës-presidentin e asamblesë kombëtare që udhëhiqet nga Opozita në Karakas, derisa është intensifikuar përpjekja për t’i zënë politikanët e përfshirë në tentim-puç, përkthen Periskopi. Edgar Zambrano u tërhoq me […]
Agjentët e inteligjencës venzueliane e kanë burgosur zëvendës-presidentin e asamblesë kombëtare që udhëhiqet nga Opozita në Karakas, derisa është intensifikuar përpjekja për t’i zënë politikanët e përfshirë në tentim-puç, përkthen Periskopi.
Edgar Zambrano u tërhoq me veturën e tij pasi kishte refuzuar të largohej nga ajo kur u afrua nga agjentët prej agjencisë së inteligjencës Sebin.

“Diktatura e ka kidnapuar [Zambranon],” ka thënë Juan Guaido në një postim në Twitter.
Zrambrani ishte në skenë të marten kur Guaido u mundua pa sukses të bënte një puç kundër presidentit Nicolas Maduro.
Ndërkohë ka reaguar edhe Diosdado Cabello i regjimit të Maduros duke thënë “Edgar Zambrano është burgosur. Ai ishte ndër liderët kryesor të puçit,”
Departamenti i Shtetit të ShBA-ve ka thënë që burgosja e Zambranos ishte ilegale dhe e pajustifikueshme, dhe paralajmëroi me pacoja nëse ai nuk lirohej menjëherë./Periskopi












