Dështon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit, për herë të tetë

Dështon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit, për herë të tetë

Ka dështuar për të tetën herë të mbahet gjykimi në rastin ku po akuzohen ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe të tjerëve, për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar. Bashkë me Tolaj e Bukoshin, po akuzohen […]

Ka dështuar për të tetën herë të mbahet gjykimi në rastin ku po akuzohen ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe të tjerëve, për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar.

Bashkë me Tolaj e Bukoshin, po akuzohen edhe Arbenita Pajaziti, Hajrullah Fejza, Zenel Kuqi dhe Bekim Fusha.

Seanca ndaj tyre ishte paraparë për të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po ajo ka dështuar për shkak se ka munguar anëtarja e trupit gjykues, Valbona Musliu- Selimaj dhe i akuzuari Bujar Bukoshi.

Kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica, bëri të ditur se anëtarja e trupit gjykues është e zënë me rregullimin e disa dokumentacioneve të saj për udhëtim zyrtar.

Sa i përket të akuzuarit Bukoshi, ajo ka thënë se avokati i tij, Besnik Berisha, ka qenë i informuar për seancën e së premtes, dhe nuk ka parashtruar asnjë shkresë.

Ndryshe, e akuzuara Arbenita Pajaziti, në gjykatore është paraqitur me vonesë, respektivisht pas konstatimit të shtyrjes së seancës.

Ky gjykim pritet të mbahet më 11 qershor, me fillim nga ora 13:00.

Ndryshe, më 12 prill, në gjykimin që kishte dështuar të mbahet, gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, kishte deklaruar se aktakuza e ndryshuar ka shkaktuar dilema në këtë rast.

Për të kërkuar sqarime rreth kësaj, ajo kishte thënë se i ishte drejtuar edhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, por që sipas saj, ende nuk është marr përgjigje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësja Krasniqi-Jashanica, kishte thënë se ka pritur edhe prokuroren e rastit, Fikrije Fejzullahu për të dhënë sqarimet e kërkuara, mirëpo për shkak se ajo ka munguar në seancë, një gjë e tillë është pamundësuar.

Sipas saj, gjykata sipas detyrës zyrtare duhet të veprojë sipas aktakuzës së ushtruar, duke iu referuar vlerësimit të kohës së kryerjes së veprës penale dhe për disa pika të aktakuzës, ajo kishte thënë se tanimë ka arritur parashkrimi absolut.

Shkak për dështimin e seancës ishte bërë mungesa e prokurores speciale, Fikrije Fejzullahu dhe të akuzuarve Bujar Bukoshi, Arbenita Pajaziti e Zenel Kuqi.

Ndryshe, në seancën e 31 tetorit të vitit 2018 që kishte dështuar të mbahet, avokati i Bujar Bukoshit kishte kërkuar të veçohet procedura ndaj klientit të tij.

Që nga kthimi i rastit në rigjykim, i akuzuari Bukoshi nuk ka qenë asnjëherë në gjykatore.
Derisa, në seancën e mbajtur më 5 qershor 2018, prokurorja speciale Fikrije Fezullahu kishte bërë ndryshimin e aktakuzës në këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?