Dëme të mëdha dhe rreziqe nga kontrata për ‘Kosovën e Re’

Dëme të mëdha dhe rreziqe nga kontrata për ‘Kosovën e Re’

Kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” paraqet shkelje të rëndë të rregullave të tregut, konkretisht të ndihmës shtetërore. Kështu thotë Blend Hyseni, analist e hulumtues pranë Institutit GAP. Në një intervistë për temën e javës, Hyseni thotë se jetësimi i projektit “Kosova e Re” rrezikon të shkaktojë probleme serioze sociale dhe ligjore, shkruan […]

Në një intervistë për temën e javës, Hyseni thotë se jetësimi i projektit “Kosova e Re” rrezikon të shkaktojë probleme serioze sociale dhe ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Sa i përket aspektit social, ai tha se TC “Kosova e Re” do të ngritë çmimin e energjisë elektrike në mbi 60 për qind, i cili do të jetë i papërballueshëm për një numër madh të qytetarëve të Kosovës. Kjo ngritje, siç shpjegon Hyseni, do të jetë sfidë edhe për biznese të cilat do të jenë jokonkurrente edhe në tregun vendor, edhe në atë të jashtëm.

Në intervistë Hyseni tha edhe se me këtë projekt Kosova përveç që rrezikon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare që ndalojnë ofrimin e ndihmës shtetërore, vendi rrezikon edhe të pranojë padi nga kompani të tjera që operojnë në tregun e energjisë në Kosovë, të cilat janë të diskriminuara nga benefitet që gëzon kompania “CountourGlobal”, siç janë garantimi i kredisë, garantimi i çmimit dhe garantimi i blerjes së kapacitetit.

Hyseni ka folur edhe për ndikimin e kontratës në rritjen e çmimit të energjisë. Ka thënë se çmimi i energjisë me TC “Kosova e Re” do të rritet deri në 60 për qind.

Ai ka përmendur vlerësimin preliminar të Sekretariatit të Energjisë, i cili thotë se kontrata në fjalë është në kundërshtim me ligjet evropiane mbi konkurrencën dhe ndihmën shtetërore. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka lidhur një kontratë me një subjekt, i cili do të ndërtojë termocentralin e ri pa kërkuar miratimin e departamentit për ndihmë shtetërore, siç kërkohet me ligj.

Sa i përket themelimit të kompanisë së re “NKEC”, ai ka thënë se sipas kontratës së nënshkruar kjo kompani ka funksion mjaft të limituar. Ka thënë se formimi i saj dhe punësimet në këtë kohë të hershme shkaktojnë vetëm dëme buxhetore, si dhe ngritje të shpenzimeve të projektit.

Kosova, sipas tij, do të duhej të fokusohet më shumë në energjinë efiçiente, ndërsa në rast të shkëputjes me kompaninë “ContourGlobal”, Kosova ndëshkohet me 19.7 milionë euro, por që kjo do t’i hapë rrugë Kosovës që të fillojë një qasje tjetër ndaj tregut të energjisë.

Dy skenarët e rritjes së çmimit të rrymës

KD: Në vitin 2017 Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshje për Blerje të Energjisë me “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet neto prej 450 MW. Përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria ka marrë përsipër obligimin për të paguar ngarkesën për kapacitetet dhe blerjet e energjisë elektrike të gjeneruar për periudhë 20-vjeçare. Si do të ndikojë kjo marrëveshje në çmimin e energjisë elektrike?

Hyseni: Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët fundorë përbëhet nga shumë faktorë. KESCO-ja si furnizues publik furnizohet me energji elektrike nga prodhues të ndryshëm, si KEK-u, burime të ripërtërishme, prodhues të tjerë jashtë vendit, e të tjerë….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?