Deliu Kodra: Është jashtë fushëveprimit të Komisionit të thërras seanca të jashtëzakonshme

Në Komisionin Hetimor Parlamentar i cili është mbledhur për të diskutuar për gjendjen në PTK dhe Vala. Por, anëtarët e këtij komisioni kërkuan senacë të jashtëzakonshme, duke lënë anash pikën kryesore (dhe të vetmen) të rendit të ditës. Anëtarja që përfaqëson PDK-ën në këtë Komision, Blerta Deliu Kodra, tha se deklaratat politike nuk kanë vend […]
Në Komisionin Hetimor Parlamentar i cili është mbledhur për të diskutuar për gjendjen në PTK dhe Vala.
Por, anëtarët e këtij komisioni kërkuan senacë të jashtëzakonshme, duke lënë anash pikën kryesore (dhe të vetmen) të rendit të ditës.
Anëtarja që përfaqëson PDK-ën në këtë Komision, Blerta Deliu Kodra, tha se deklaratat politike nuk kanë vend në mbledhjet e komisioneve.
“Asnjëherë nuk kisha thanë që jemi kundër debateve dhe diskutimeve në lidhje me aktuelitetin që po ndodh në Telekom, por mendoj se është komplet jashtë fusheveperimit të këtij Komisioni që në të lëshohemi në thirrje të seancave të jashtëzakonshme, sepse mendoj që është vendim politik të cilin duhet ta marrin grupet politike”, tha Deliu Kodra.
E, kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri në lidhje me kërkesën e zëvendëskryetarit të këtij Komisioni, Milaim Zekës dhe anëtarit të Komisionit, Bekim Haxhiu për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme tha se po dalin jashtë kompetencave që kanë si Komision Hetimor.
“Nuk jemi në komision që të thërrasim seancë të jashtëzakonshme, por pët të diskutuar për këtë pikë të rëndësishme të rendit të ditës”, u shpreh Ymeri.












