Damon Wilson: E keni vëmendjen e amerikanëve, koha për marrëveshje me Serbinë ka ardhur

Damon Wilson: E keni vëmendjen e amerikanëve, koha për marrëveshje me Serbinë ka ardhur

Zëvendëspresidenti i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, i cili po qëndron në Kosovë në krye të një delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar sot gjatë ditës tre liderët e vendit ndaras. Wilson në një intervistë në Klan Kosova ka treguar përshtypjet e tij për takimet me liderët kosovarë. “Ishin takime shumë të mira. […]

Wilson në një intervistë në Klan Kosova ka treguar përshtypjet e tij për takimet me liderët kosovarë.

“Ishin takime shumë të mira. Jemi këtu me një delegacion të Këshillit Atlantik për të vazhduar me përkushtimin amerikan për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Jemi si pjesë e një delegacioni më të gjerë nga Kongresi për t’u angazhuar më shumë që të ndihmojmë që rajoni të ketë sukses”.

“Ishte kënaqësi që pata rastin sot që të takohem me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin për të theksuar mbështetjen amerikane për vendimet e vështira politike që merren, por edhe proceset e vështira dhe dialogun”.

“Premisa e punës sonë është që derisa Kosova vazhdon të përparojë në vend, ne dëshirojmë që të jemi partner në aspiratat tuaja për të qenë pjesë e komunitetit transatalntik dhe Bashkimit Europian”.

Zëvendëspresidenti i Këshillit Atlantik ka thënë se dialogu me Serbinë është një proces i vështirë.

“Natyrisht që është proces i vështirë, por jemi në përvjetorin e 20-të të cclirimit ku kosovarët mund të përkufizojnë vet të ardhmen e tyre”.

“Kosova ende nuk është në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ka pengesa mes të dyja vendeve që janë të kuptueshme nëse e kujtojmë se çfarë ka ndodhur në vitet ’98-99”.

“Puna e Këshillit Atlantik dhe puna ime është që t’i ndihmojmë shoqëritë t’i tejkalojnë këto procese që ish-kundërshtarët të bëhen partnerë. Nuk do të jetë një dialog i lehtë – do të kemi të mira dhe të këqija në këtë proces”.

Ai ka përmendur disa zhvillime në Ballkanin Perëndimor të cilat i konsideron si pozitive.

“Është arritur një përparim i madh deri tash. Mali i Zi është në NATO dhe e kemi Marrëveshjen e Prespës mes Shkupit dhe Athinës dhe të gjitha këto janë zhvillime të mira”.

“Më e rëndësishme tash është që të punohet për diçka që do të jetë me të vërtetë historike mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Por, a është momenti i duhur për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë?

“Tash është koha. Ky është një momentum për rajonin – është e pazakontë që të kemi gjithë këtë bashkërendim dhe interesim në Washington sepse ka shumë konkurrencë për vëmendje atje, por edhe në shtetet e BE-së”.

“Ne kemi politikën tonë që është shumëpartiake dhe kemi edhe ciklin e zgjedhjeve”.

Ai ka thënë se ky proces e ka vëmendjen amerikane, por e ka tërhequr vërejtjen që kjo vëmendje mund të mos jetë gjithmonë kështu.

“Është një mundësi ideale që nuk duhet të humbet. Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar letra presidentit kosovar [Hashim Thaçit] dhe presidentit serb [Aleksandar Vuçiqit] për të theksuar se çfarë mund të ndihmojmë edhe ne për këto negociata të vështira”.

“E keni vëmendjen e qëndrueshme të politikës amerikane dhe duhet ta mirëmbajmë atë, por i inkurajoj njerëzit në Ballkan që mos ta marrim këtë si të mirëqenë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?