Dalin edhe disa deklarata të tjera të Berishës, ku gënjeu publikisht

Dalin edhe disa deklarata të tjera të Berishës, ku gënjeu publikisht

Berisha bëri disa deklarata në lidhje me masat e sigurisë fizike që merr Kryeministri. “Edi Rama udhëton me 3 mjete të blinduara që kushtojnë 1.3 milion euro”, deklaroi Berisha. Në fakt ekzistojnë pamje që i kanë të gjitha mediat që Rama lëviz vetëm me një makinë dhe nuk dihet nëse ajo është e blinduar. Këtu […]

“Edi Rama udhëton me 3 mjete të blinduara që kushtojnë 1.3 milion euro”, deklaroi Berisha.

Në fakt ekzistojnë pamje që i kanë të gjitha mediat që Rama lëviz vetëm me një makinë dhe nuk dihet nëse ajo është e blinduar. Këtu jemi tek parlamenti, ku Edi Rama lëviz me një makinë, ndërsa këtu jemi në një tjetër moment tek kryesia e kuvendit dhe shohim sërish një makinë që shoqëron kryeministrin. Pamje të tilla shikon çdo ditë të kryeministrit Rama.

Por njëkohësisht ekzistojnë pamje të Zotit Berisha që kur ishte në pushtet lëvizte i shoqëruar me autoblinda. Asokohe, kur ishte kryeminsitër, Berisha, me vendimin e qeverisë datë 5/11/2010 me nr. 867, devijoi 700 milionë lekë nga fondi i Emergjencave Civile, për blerjen e një Benci super të blinduar, të përdorur nga vetë ai. Ky automjet, për momentin është deleguar në Parkun e Delegacioneve.

Por e folura e zotit Berisha në atë emision nuk ishte vetëm sulm personal ndaj kundërshtarit politik. Ai bëri disa edhe deklarata me peshë të rëndë shoqërore. I tillë është rasti i kur Berisha foli për zhdukjen e fëmijëve.

“Çdo tre dite zhduket një fëmijë në Shqipëri, sipas statistikave…”, deklaroj Berisha.

“Është ekzagjerim që nuk ka nevojë për një koment”, tha gazetari Rakipllari.

“E di që statistika nuk është e tillë. Por është kriminale të luhet me këtë temë kaq të ndjeshme për të gjithë. Po them kriminale se nuk dua ta vazhdoj më tej. Ndoshta është një akt me vet-veten dhe zoti Berisha edhe atë që derdhet gjetkë e konsideron si një fëmijë të humbur. Nuk meriton fjalë më të butë kjo”, tha Lorenc Vangjeli, Gazetar.

Në fakt Top Story disponon një deklaratë zyrtare të policisë së shtetit e cila thotë se, gjatë vitit 2015-2017, rezultojnë vetëm 12 fëmijë me status aktiv të humbur.

Madje as këta nuk konsiderohen të zhdukur, sepse këtu futen edhe rastet kur fëmija është m-arrë në mënyrë të padrejtë nga njëri prind, pas divorcit.

https://www.youtube.com/watch?v=Nuq9BXufNE8

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?