Daçiq: Po formohet Shqipëria e Madhe, ku janë ata që na kritikonin neve

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një televizion serb tha se në samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, Thaçi e Rama po diskutojnë për korrigjimin e kufijve pa u penguar nga askush. Daçiq tha se nëse fillon të diskutoj për Thaçin dhe Ramën dhe e komenton bisedën e tyre për bashkimin e Luginës së […]
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një televizion serb tha se në samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, Thaçi e Rama po diskutojnë për korrigjimin e kufijve pa u penguar nga askush.
Daçiq tha se nëse fillon të diskutoj për Thaçin dhe Ramën dhe e komenton bisedën e tyre për bashkimin e Luginës së Preshevës, i bie se të dy liderët tashmë kanë filluar ta bëjnë bashkimin kombëtar.
“Në të gjithë jemi ulur në një tryezë, ndërsa ata të dy nën tryezë po e bëjnë Shqipërinë e Madhe”, u shpreh Daçiq në RTS.
“Ky veprim I tyre është ta pështysh në fytyrë BE-në, që ka kërkuar nga ne të jemi konstruktiv dh të qetë”, tha Daçiq, transmeton Periskopi.
“Ky është një promovim i Shqipërisë së Madhe për të cilën askush nuk reagon. Ku janë ata që e kanë kritikuar Serbinë për disa ide të demarkacionit? Ata thanë se nuk ka asnjë ndryshim në kufijtë, e çka mund të thuhet për diskutimin e djeshëm?”, pyet Daçiq. /PERISKOPI












