Daçiq ankohet për mungesë informatash rreth aksionit në Veri

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se Beogradi nuk kishte asnjë informacion në lidhje me arrestimet dhe veprimet që u zhvilluan në katër komunat në veri të Kosovës. Ai ka shtuar se detyrimi i të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes së Brukselit është që të ekzistojë një sistem njoftimi për veprimet e mundshme. Shefi […]
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se Beogradi nuk kishte asnjë informacion në lidhje me arrestimet dhe veprimet që u zhvilluan në katër komunat në veri të Kosovës.
Ai ka shtuar se detyrimi i të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes së Brukselit është që të ekzistojë një sistem njoftimi për veprimet e mundshme.
Shefi i diplomacisë serbe iu tha gazetarëve gjatë një aktiviteti në Parlament se Ministria e Jashtme normalisht nuk komunikon me KFOR-in, por siç tha ai ” i ka parë informacionet nga autoritetet shtetërore të vendeve të tjera se shteti ynë nuk ishte i informuar për ndonjë aktivitet që do të kryhej “.
Gjatë aksionit të djeshëm policior kundër kontrabandës që pos katër komunave veriore u shtri edhe në pjesë të tjera të vendit u arrestuan 19 policë serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.
Pavarësisht ankesave të Daçiqit, ditë më parë ishte vetë kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq ai i cili kishte paralajmëruar arrestime të policëve në veri duke thënë se kishin për qëllim dobësimin e mbrojtjes së veriut












