Çitaku: Marre na qoftë, këta fëmijë i kemi rritë ne

Çitaku: Marre na qoftë, këta fëmijë i kemi rritë ne

Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit të dytë që i është bërë gruas rome, sot në Ferizaj. ‘’Marre na qoftë. Këta fëmijë i kemi rritë ne. Turp. Turp’’, ka shkruar Çitaku në Facebook. Zyrtari për Informim, Mehmet Ali Hajdini ka dhënë detaje për Periskopin rreth raportimit se një grua rome është […]

‘’Marre na qoftë. Këta fëmijë i kemi rritë ne. Turp. Turp’’, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Zyrtari për Informim, Mehmet Ali Hajdini ka dhënë detaje për Periskopin rreth raportimit se një grua rome është kanosur edhe sot në rrugë.

Policia thotë se nuk dihet nëse ajo është sulmuar dhe se nuk ka shenja në trup. Tutje Hajdini tregon se nuk është hasur asnjë i dyshuar në vendin e ngjarjes.

‘’Një qytetar ka thirrë në telefon, 192 dhe ka raportuar që e ka parë gruan rome në qytet. Policia i është përgjigj menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. E ka takuar këtë gruan në shesh, por nuk është takuar duke u sulmuar prej dikujt. E kemi shoqëruar në stacionin policor, mirëpo kjo gruaja deri në këto momente nuk ka folë asgjë. Nuk shihen shenja se është sulmuar nga pamjet jashtë. Tash i kemi dërguar edhe hetuesit  e stacionit policor në sheshin e Ferizajt për të marrë informacione nëse gruaja në fjalë është sulmuar, pasi ende nuk dihet diçka e tillë’’.

Hajdini thotë se kanë urdhëresë nga lart që në momentin që gruaja rome shihet në rrugë, ta shoqërojnë në stacionin policor dhe ta njoftojnë Qendrën për Punë Sociale.

‘’Ne nuk kemi informacion nëse është sulmuar ose nga kush është sulmuar. Policia s’ka takuar njerëz tjerë në vendin e ngjarjes. Ne kemi urdhër që në momentin që shihet gruaja në rrugë, me sjell në stacionin policor dhe me njoftu Qendrën për Punë Sociale për veprime të mëtutjeshme’’., tha zyrtari i Policisë

Gruaja në fjalë edhe para disa ditësh ishte sulmuar në qendër të Lipjanit. Policia e Kosovës kishte njoftuar se e kishte vënë nën mbrojtje, megjithatë ajo sërish po kërcënohet nga njerëz kalimtarë./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?