Chepurin: Kosova s’po lejon që rusi i UNMIK-ut të dërgohet për shërim në Serbi

Sipas ambasadorit rus në Serbi, Alexander Chepurin, Kosova po i reziston përpjekjeve për të lejuar dërgimin e zyrtarit rus të UNMIK-ut që të dërgohet në Beograd. Mikhail Krasnoshchekov u arrestua të martën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ndihmoi serbët të barrikadoheshin në veri për të mos lejuar që të arrestoheshin zyrtarë policorë për […]
Mikhail Krasnoshchekov u arrestua të martën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ndihmoi serbët të barrikadoheshin në veri për të mos lejuar që të arrestoheshin zyrtarë policorë për të cilët dyshohej se po ndihmonin në kontrabandë.
“Është mizore që autoritetet në Prishtinë akoma po i rezistojnë evakuimit të punonjësit rus të misionit të Kombeve të Bashkuara, Mikhail Krasnoshchekov, i cili ishte rrahur brutalisht nga ‘zyrtarët policorë’, për në Beograd për të marrë trajtim mjekësor. Kjo s’është njerëzore”, ka shkruar ai në Twitter.
Në anën tjetër, UNMIK-u ka thënë se Krasnoschekov është duke marrë trajtimin mjekësor në Kosovë pa specifikuar ku.
Rusia po ashtu ka thënë se pret që Kombet e Bashkuara të marrin masa pas veprimit të Kosovës ndaj Kranoshchekovit.












