Caktohet masa e paraburgimit për 31 të arrestuarit në veri

Caktohet masa e paraburgimit për 31 të arrestuarit në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji 31 të arrestuarve gjatë aksionit policor të zhvilluar dy ditë më parë në veri të vendit dhe në disa pjesë tjera të Kosovës. Të arrestuarit mbanë në paraburgim nën dyshimin së kanë kryer vepra penale, si: pjesëmarrje ose organizim i […]

Të arrestuarit mbanë në paraburgim nën dyshimin së kanë kryer vepra penale, si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar,  marrje e ryshfetit, shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.V-B, V.D, I.U, për shkak të veprave penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale, Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar  nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3  të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e Ryshfetit  nga neni 429 paragrafi 2 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Tregtia e ndaluar nga neni 305/2 tà « KPRK-së, Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318/1 të KPRK-së, kundër të pandehurve A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Marrja e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe tridhjetë e një të pandehurve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbej si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?