Biserko: Serbia është dashur ta njohë e para Kosovën

Biserko: Serbia është dashur ta njohë e para Kosovën

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Serbia është dashur të jetë vendi i parë që ta njohte Kosovën, si tregues se është e gatshme të pranojë realitetin e ri, të merret me zhvillimin e brendshëm dhe kështu të bëhet faktor në rajon. “Serbia është […]

“Serbia është dashur ta bëjë këtë moti dhe është dashur të jetë vendi i parë që ta bëjë këtë në kufijtë aktualë. Kjo pastaj e bën Serbinë aktor të rëndësishëm në rajon. Ky do të ishte një gjest që do të tregonte se Serbia është e gatshme të pranojë një realitet të ri, të merret me zhvillimin e vet dhe ta zhvillojë edhe rajonin. I tërë rajoni ka dyshime se çfarë dëshiron Serbia, kjo shihet edhe nga sjellja e saj në Kosovë, në Bosnje, në Kroaci”, ka thënë Biserko për televizionin N1 në Sarajevë.

Ka vlerësuar se Serbisë i konvenon “konflikti i ngrirë”, sepse vazhdimisht llogarit se kontesti ndërkombëtar do të ndryshojë në të mirë të saj dhe se koha do të dëshmojë se këto bashkësi nuk mund të jetojnë bashkë.

Sipas fjalëve të saj, Serbia tenton të kthejë gjendjen në të kaluarën, me hyrjen e Rusisë në rajon.

“Serbia më shumë u shërben interesave ruse sesa atyre serbe. Gjeografikisht, Serbia i takon Evropës, është e lidhur me rajonin – ndërsa vepron sikur nuk e sheh veten në rajon, vazhdimisht sheh aleanca me fuqi të mëdha, ndërsa në kohë të fundit i është kthyer grupit të Vishegradit, i cili ka probleme me vlera të caktuara të BE-së, si ksenofobinë, islamofobinë…”, është shprehur Biserko, transmeton Koha.net.

Sipas saj, Kosova është temë që nga vitet ’70 të shekullit të 20-të, ndërsa thotë se në Kosovë është hapur edhe çështja serbe në Jugosllavi.

“Në atë kohë veçse u konstatua se është mision i pamundur të dominohet popullata shqiptare në Kosovë duke e pasur parasysh numrin. Është tentuar gjatë të ’90-ave të shkohet me ndarje, me amputim. Lufta në Kosovë u bë për të zvogëluar numrin e shqiptarëve, të bëhet spastrim etnik, rreth 700-800 mijë shqiptarë u dëbuan, dokumentet e së cilëve u dogjën, në mënyrë që të mos mund të ktheheshin më vonë. Intervenimi i NATO-s ka penguar këtë lloj skenari, dhe kështu Serbia e humbi Kosovën në luftë”, tha Sonja Biserko.

Sipas fjalëve të saj, pas incidenteve në Kosovë më 2004, bashkësia ndërkombëtare solli kritere përmes së cilave do të zgjidhej statusi i ardhshëm i Kosovës, dhe kjo nënkuptonte se s’ka ndarje, se s’ka kthim në të kaluarën dhe s’ka bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

“Shqiptarët, kosovarët, janë në shumicë kundër ndarjes. Këtë temë e potencon (presidenti i Kosovës Hashim) Thaçi, është i vetëm në këtë. Shoqëria është kundër. Shumica e serbëve janë kundër ndarjes. Sipas mendimit tim, mendoj se kjo është faza e fundit e shpërbërjes së Jugosllavisë, kështu duhet trajtuar kjo, e madje edhe bashkësia ndërkombëtare do të duhej të ndërmerrte këtë qëndrim, e në të njëjtën kohë të punojë në normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Beogradi sa më shumë të mbrojë komunitetin serb dhe qëndrimin e tyre në Kosovë. Ata përkrahin territore të caktuara, e jo njerëz. Ata mohojnë kontekstin multi-etnik i cili është i garantuar me kushtetutën tonë”, deklaroi Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?