Biden në telashe: E prekë në supe një 10 vjeçare dhe i jep kompliment për dukjen

Ish zëvendës-presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, po përballet me kritika të ashpra pasi i tha një vajze 10 vjeçare se ‘po dukej shumë bukur’ dhe i kishte vënë duart e tij në supet e saj, një muaj pasi ishte botuar se nuk do t’i prekte gratë. Biden po garon për t’u bërë i nominuari i […]
Ish zëvendës-presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, po përballet me kritika të ashpra pasi i tha një vajze 10 vjeçare se ‘po dukej shumë bukur’ dhe i kishte vënë duart e tij në supet e saj, një muaj pasi ishte botuar se nuk do t’i prekte gratë.
Biden po garon për t’u bërë i nominuari i Partisë Demokrate për t’i dalë përballë Trumpit në garën për president dhe në një fushatë, një vajzë e vogël e pyeti për gjendjen e polarizuar të vendit të saj, raporton The New York Times, përkthen Periskopi.

Kandidati demokrat përgjigjjen e tij e nisi duke thënë “Vë bast se je aq e mençur sa je e bukur.”
Vajza më pas i tha zëvendës-presidentit se tema e preferuar e saj ishte gazetaria, dhe u mor nga Bideni prapa dhomës ku edhe ia vendosi duart në supet e saj.
Bideni ishte përballur me kritika të forta nga gra të tjera që kishin thënë se ai i bëri të ndiheshin parehatshëm duke i prekur në trupin e tyre. Në muajin prill, demokrati përmes një videoje u zotua se do të respektonte hapësirën personale të tyre./Periskopi












