Beograd: Protestë kundër festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”

Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, mbajti në Beograd një protestë për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, që është planifikuar të fillojë më 29 maj. Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën para Qendrës për dekontaminimin kulturor në Beograd, ku pritet të mbahet festivali, dhe vendosën fotografi të manastireve ortodokse […]

Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën para Qendrës për dekontaminimin kulturor në Beograd, ku pritet të mbahet festivali, dhe vendosën fotografi të manastireve ortodokse të djegura në Kosovë.

Kryetari i të rinjëve të kësaj partie, Zdravko Veselinov, tha se arsyeja e protestës është se organizatorët e prezentojnë Kosovën si shtet dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

“Ne këtë festival e shohim si provokim”, tha ai.

Festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, Dobar dan!”, është mbajtur nën tensione edhe gjatë viteve të kaluara.

Vitin e kaluar, rreth dy orë para se të niste festivali, në afërsi të Qendrës për dekontaminimin kulturor, ishte mbajtur protestë e organizuar nga Partia Radikale Serbe, e të dënuarit të Hagës, Vojisllav Sheshel, transmeton REL.

Ndërkohë policia serbe i kishte bastisur artistët shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në festivalin “Mirëdita, Dobar dan!”.

Festivali ka filluar në vitin 2014 dhe qëllimi i tij ishte të prezantojë aktualitetin kulturor të Kosovës në Beograd në mënyrë që të dyja shoqëritë të përafrohen përmes kulturës dhe artit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?