Bëhet thirrje që Trumpi t’i vras emigrantët, ai qesh dhe thotë “Ka vende që e bëjnë këtë!”

Kur një pjesëtar i audiencës së Trumpit në Florda tha që mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së emigrantëve është që “të vriten”, presidenti amerikan vetëm qeshi. Presidenti amerikan që njihte për qëndrimin e tij të ashpër anti-emigracion, çështje e cila e forcoi reputacionin e tij, pyeti audiencën në Floridë se “Çka […]
Kur një pjesëtar i audiencës së Trumpit në Florda tha që mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së emigrantëve është që “të vriten”, presidenti amerikan vetëm qeshi.
Presidenti amerikan që njihte për qëndrimin e tij të ashpër anti-emigracion, çështje e cila e forcoi reputacionin e tij, pyeti audiencën në Floridë se “Çka të bëjmë me këta emigrantë?”, një anëtar i audiencës u përgjigj: “Qëlloni!” pas së cilës presidenti kishte qeshur.
Andy Ostroy, analist politik dhe i Pop Kulturës e quajti Trumpin “Përbindësh të pamoralshëm dhe sociopat!”
“Kur i keni 15 mijë njerëz që marshojnë drejt kufirit, dhe më tej, qindra e qindra njerëz, dhe i keni veç dy apo tre vetë që merren me sigurinë e kufirit që janë trima e shumë të mirë – dhe mos harroni, nuk do t’i lejojmë dhe s’mund t’i lejojmë që t’i përdorin armët,” tha ai. “Të tjera vende i lejojnë. Ne s’mundemi. Kurrë s’do ta bëja atë gjë.” – shtoi Trumpi.












