Basha i përgjigjet Ramës me 41 fotografi: Asnjë hap pas

Disa minuta pas letrës së pestë publike që i dërgoi Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur me një sërë fotosh të qytetarëve, të shkrepura ditën e djeshme gjatë protestës. Basha shkruan në rrjetin social se demokracinë, të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk “i japim”, ndërsa në fund të postimit të tij në […]
Disa minuta pas letrës së pestë publike që i dërgoi Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur me një sërë fotosh të qytetarëve, të shkrepura ditën e djeshme gjatë protestës.
Basha shkruan në rrjetin social se demokracinë, të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk “i japim”, ndërsa në fund të postimit të tij në rrjetin social, kryedemokrati shkruan se nuk do të ketë asnjë hap pas.
Statusi:
Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!













