Banorët e Prizrenit duan paqe me arushën, shikojeni si e shpëtuan sot një ari të vogël që kishte hipur në lis

Një ari i vogël është shpëtuar në fshatin Neprogosht të Komunës së Prizrenit. Izet Osmanaj, inxhinier në Divizionin e Pyjeve ka njoftuar se gjatë një aksioni me Policinë dhe zjarrfikësit e Prizrenit, kanë shpëtuar ariun e vogël. Ariu ishte sulmuar nga qentë e Sharrit. “Ariu i vogël ishte sulmuar nga qentë e Sharrit që ishin […]
Izet Osmanaj, inxhinier në Divizionin e Pyjeve ka njoftuar se gjatë një aksioni me Policinë dhe zjarrfikësit e Prizrenit, kanë shpëtuar ariun e vogël.
Ariu ishte sulmuar nga qentë e Sharrit.
“Ariu i vogël ishte sulmuar nga qentë e Sharrit që ishin me kopenë e deleve duke kullotur në afërsi të fshatit Nepregosht, Ariu nga frika ikën me shpejtësi dhe hipur në një dru (lisë) në fshat, gjatë konsultimeve në mes vete , lisin e premë në gjysmë , punë e mrekullueshme nga zjarrfikësit. Ariu u kap nga zyrtarët dhe u dërgua në vendin nga ka ardhur”, thuhet në shkrimin e tij.
Në ndihmë të këtij angazhimi për shpëtimin e ariut kanë qenë Autoriteti Pyjor Komunal, Parku Kombëtar “SHARR”, Brigada e Zjarrfikëseve dhe Policia e Kosovës.
https://www.facebook.com/izetosmanaj.osmanaj/posts/2313915545317944












