Bahtiri – Vuçiqit: Ai që e ndez zjarrin, digjet vetë në të – harroni që mundeni me ndërhy në Kosovë

Bahtiri – Vuçiqit: Ai që e ndez zjarrin, digjet vetë në të – harroni që mundeni me ndërhy në Kosovë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u arrestuan dhjetëra zyrtarë policorë – raporton Periskopi. Bahtiri ka treguar se ka vizituar disa prej fshatrave të veriut, ku është takuar me banorët shqiptarë dhe serbë të atyre fshatrave. Ai […]

Bahtiri ka treguar se ka vizituar disa prej fshatrave të veriut, ku është takuar me banorët shqiptarë dhe serbë të atyre fshatrave.

Ai ka thënë se aktualisht gjendja në veri është e mirë, dhe se nuk ka ndonjë shqetësim.

Bahtiri, në T7 ka thënë se aksioni i sotëm duhet të përshëndetet nga të gjithë, pasi ka qenë aksion jo kundër serbëve, por kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Të gjithë duhet me përshëndet aksionin e sotëm. Është për njerëz që kanë bërë krime e kontrabanda, andaj drejtësia do të vendos nga ta. Aksionet e tilla do t’i përkrah gjithmonë se duhet të ketë aksione të tilla për të treguar shtetësinë. Aksioni ka qenë i organizuar mirë, dhe s’ka rrezikuar askënd. Bëj apel edhe te serbët edhe të kryetarët e komunave ta mbështetin këtë aksion. Sepse ky aksion aq i mirë, është për ata që kanë bërë dëm”, ka thënë Bahtiri.

Tutje, ai ka thënë se jo vetëm në veri, por askund nëpër territor të Kosovës nuk do të lejohen të lëvizin të lirë kriminelët.

“Isha në shumë fshatra, njerëzit po i kryejnë punët e tyre. Ka qetësi absolute, kështu duhet të jetë edhe te shqiptarët, edhe te serbët. KFOR’i është i thirrur për rend dhe qetësi. E ka mandatin prej OKB’së”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka thënë i është përgjigjur edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për ndërhyrje në Kosovë.

“Le ta harroj ndonjë ushtri se mund të ndërhyjë në Kosovë. Vuçiqit i kam thënë dje mos prek pjesën e Kosovës. Ai që e ndez zjarrin, digjet vetë në të. Nuk duam luftë, por paqe. Nuk do ta lejojmë as Vuçiqin, e askënd tjetër që të bëjnë krime. Policia është e gatshme çdoherë të ndërhyjë”, tha Bahtiri.

Ai foli edhe për protestën e nesërme, të paralajmëruar nga Lista Serbe.

“E ftoj Rakiqin të protestoj kundër kriminelëve dhe ta përkrah Policinë e Kosovës, pjesë e së cilës janë edhe serbët. Aksioni ka qenë kundër individëve që kanë qenë të përfshirë në korrupsion e krim të organizuar”, përfundoi ai./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?