Avdullah Hoti do të ftoj kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për Telekomin

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për gjendjen e Telekomit të Kosovës, sot anëtarët e Komisionit, Milaim Zeka, Bekim Haxhiu e Albulena Haxhiu diskutuan mundësinë për thirrjen e një séance të jashtëzakonshme. Ky gjest u cilësuar si veprim politikë nga deputetja, Blerta Deliu Kodra, e cila tha se një gjë e tillë do të duhej të […]
Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për gjendjen e Telekomit të Kosovës, sot anëtarët e Komisionit, Milaim Zeka, Bekim Haxhiu e Albulena Haxhiu diskutuan mundësinë për thirrjen e një séance të jashtëzakonshme.
Ky gjest u cilësuar si veprim politikë nga deputetja, Blerta Deliu Kodra, e cila tha se një gjë e tillë do të duhej të bëhej nga grupet parlamentare.
Një gjë të tillë e bëri para pak minutash publikisht shefi I gurpit parlamentar të LDK-ës, Avdullah Hoti.
Duke e cilësuar sit ë rënduar gjendjen e në Telekomin e Kosovës dhe pasi sipas tij Qeveria nuk I ka marrë masat e parapara me Rezolutën e Kuvendit, ai thotë se në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje do të ftojnë kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Gjendja në Telekomin e Kosovës po rëndohet. Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërmarrë masat e parapara me Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë. Sikur Qeveria të zbatonte këtë rezolutë, gjendja do të ishte sanuar deri më tani.
Bashkë me VV, do të ftojmë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për mos zbatimin e Rezolutëse dhe si të dilet nga kjo situatë.
Më poshtë mund të lexoni Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, të datës 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë.














