Audio-inçizimet e FBI: Martin Luther King pati afera me 40 gra dhe kishte shikuar një pastor duke e përdhunuar një grua

Dokumentet sekrete të lëshuara nga FBI pretendojnë se Marthin Luther King Juniori kishte afera seksuale me 40 gra dhe shikonte derisa një pastor e kishte përdhunuar një grua në vitet 60. Sipas The Timesit të Londrës, një artikull që do të publikohet në edicionin e qershorit të gazetës britanike Standpoint, shkruar nga biografi i Kingut, […]
Dokumentet sekrete të lëshuara nga FBI pretendojnë se Marthin Luther King Juniori kishte afera seksuale me 40 gra dhe shikonte derisa një pastor e kishte përdhunuar një grua në vitet 60.
Sipas The Timesit të Londrës, një artikull që do të publikohet në edicionin e qershorit të gazetës britanike Standpoint, shkruar nga biografi i Kingut, detajon memot e sapopublikuara të FBI.
Dihet se FBI kishte përgjuar telefonin dhe dhomat e hotelit të Martin Luther Kingut, shkruan Periskopi.
Këto veprime ishin pjesë e projektit mbikëqyrës ilegal të FBI që nisi më 1955 dhe vazhdoi derisa z.King u vra më 1968. Drejtori i FBI J.Edgar Hoover ishte personalisht i obsesionuar me diskreditimin e Kingut.
Sipas këtyre dokumenteve, Kingu diskuton “me famullinë se cilat gra do të ishin të përshtatshme për akte të natyrshme e të panatyrshme seksuale.”
“Kur njëra prej grave nuk aprovoi, atëherë pastori menjëherë e përdhunoi atë,” shkruan The Times. /Periskopi












