Assange sëmuret rëndë, avokatët thonë që ka humbur drastikisht peshë

Julian Assange ishte shumë i sëmurë për t’u paraqitur në një video për dëgjimet e fundit në lidhje me mundësinë që ai të ekstradohej për në ShBA, kanë thënë avokatët e themeluesit të WikiLeaksit në gjykatë. Këto dëgjime ishin të parat që nga 2 maji, kur avokatët e qeverisë amerikane filluan të argumentonin për ekstradimin […]
Julian Assange ishte shumë i sëmurë për t’u paraqitur në një video për dëgjimet e fundit në lidhje me mundësinë që ai të ekstradohej për në ShBA, kanë thënë avokatët e themeluesit të WikiLeaksit në gjykatë.
Këto dëgjime ishin të parat që nga 2 maji, kur avokatët e qeverisë amerikane filluan të argumentonin për ekstradimin e tij që të përballej me gjyq për atë që e përshkruan si kompromitimin më të madh në histori të informacioneve sekrete, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Siqofotë, avokati i Assange, Gareth Pierce i tha gjykatës në Westminster se Assange ishte tepër i sëmurë për t’u paraqitur në video nga burgu. Data për dëgjesat e ardhshme ishte konfirmuar 12 qershori.
ShBA-ja ka kërkuar ekstradimin e Assange, i cili ishte dëbuar nga ambasada ekuadoriane në Londër më datën 11 prill.
Ai mund të përballet me dekada të tëra në burgjet amerikane, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
WikiLeaks tha sot që australiani ishte dërguar në spital pas një rënieje dramatike në peshë dhe i shëndetit të rrënuar. /Periskopi












