Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë

Një person rreth të 70-ave ka humbur jetën natën e sontme pas goditjes nga një veturë. Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45. “Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe […]
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.
“Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.
“Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor”
“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në komunikatë.












