Arrestohet prizrenasi që kanosi punëdhënësit e tij turq

Një person me kombësi shqiptare është arrestuar pasi u raportua në polici se ka kanosur dy punëshënësit e tij turq. Dy qytetar të komunitetit turk, një burrë dhe një grua kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur nga punëtori i tyre. Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar , dhe pas […]
Një person me kombësi shqiptare është arrestuar pasi u raportua në polici se ka kanosur dy punëshënësit e tij turq.
Dy qytetar të komunitetit turk, një burrë dhe një grua kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur nga punëtori i tyre.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar , dhe pas intervistimit në stacionin policore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Dy viktimat një mashkull turk dhe femër K/Turke kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur nga punëtori i tyre i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.












