Arrestohet Kastriot Shala, personi me rrezikshmëri të lartë kishte armë

I konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, Kastriot Shala është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës. Rreth orës 15:30 Policia e arrestoi Shalën në dalje të Prishtinës, në Hajvali. Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Mund te konfirmojme se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale te njesiteve […]
Rreth orës 15:30 Policia e arrestoi Shalën në dalje të Prishtinës, në Hajvali.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund te konfirmojme se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale te njesiteve policore, sot rreth ores 15:30 ne Hajvali eshte arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qene ne arrati dhe ne kerkim policor”, konfirmoi Kelani.
Ai tha se i dyshuari në momentin e arrestimit ishte i armatosur.
“Vlen te potencohet se i dyshuari ka qene ne posedim te nje arme me nje karikator ne brez si dhe nje karikator e kishte brenda ne veture”, tha Kelani.
Kastriot Shala ku u arrestua ishte i shoqëruar nga dy persona, një femër dhe një mashkull të cilët po ashtu janë shoqëruar në stacion policor.
Nga policia kanë njoftuar se të gjitha njësitet policore janë angazhuar për të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore.
Kastriot Shala bashkë me dy të dyshuar të tjerë dyshoheshin për disa raste të grabitjeve të armatosura dhe janë konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë.
Ndryshe, gjatë kohës sa ishin në arrati Shala dhe Latifi u paraqitën LIVE në Facebook duke u tallur me autoritetet e drejtësisë kosovare nga Barcelona në Spanjë.
“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thoshte Shala.
“Kem pare sadush… Po shëtisim midis spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, ishin fjalët që ata thonin në kohën sa ishin në Spanjë./PERISKOPI/












