Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është zhgënjyes

Apostolova: Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është zhgënjyes

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka komentuar sot Raportin e Progresit për Kosovën. Ajo tha në një konferencë për media se porositë e përfaqësuesve të BE-së ishin të qarta, pasi ka fusha ku përparimi është bërë, por ka edhe shumë fusha ku nevojitet progres. “Më lejoni të jap përgëzimet. Me pakon […]

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka komentuar sot Raportin e Progresit për Kosovën.

Ajo tha në një konferencë për media se porositë e përfaqësuesve të BE-së ishin të qarta, pasi ka fusha ku përparimi është bërë, por ka edhe shumë fusha ku nevojitet progres.

“Më lejoni të jap përgëzimet. Me pakon e sotme të zgjerimit, Komisioni Evropian konfirmon zotimin për zgjerim, por gjithashtu kemi konfirmuar se nuk ka rrugë të shkurtë për në BE, por ka ende boshllëqe. Ky raport, në krahasim me atë vitit të kaluar, ofron një përmbushje më të madhe. Është një vlerësim i drejtpërdrejtë i Kosovës. Ai tregon se i jep kredi progresit të arritur. Qeveria ka treguar përparim në përmbushjen e pakos legjislative të miratuar në shkurt, në administratë publike dhe reformimin e pagave. Përmirësime janë bërë në financa dhe kjo tregon se Kosova ka kapacitet për të përmbushur reformat. Tani është koha që të kemi rezultate të prekshme, për të pasur një ekonomi më të fortë dhe gjyqësor”, tha ajo.

Apostolova i është referuar edhe konstatimeve negative të Raportit të Progresit, e që kanë të bëjnë me sfidat e vazhdueshme me të cilat Kosova përballet.

“Funksionimi i Kuvendit minohet nga vonesat në aktivitetet legjislative, mungesa e kuorumit. Shpesh vendimet e qeverisë nuk janë as në linjë me të. Tarifa 100 për qind nuk është në dobi dhe shpresojmë që të tejkalohet së shpejti. Emërimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta është një zhgënjim dhe kundër vlerave evropiane. Në arsim, nevojitet shumë më tepër angazhim politik. Sa i përket mjedisit, shohim se nevojitet angazhim i madh dhe institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë më me seriozitet”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?