Apostolova diskuton raportin e KE-së me shoqërinë civile

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pjesë e panelit së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtorin ekzekutiv të “Çohu!”, Arton Demhasaj dhe drejtoreshën e GLPS-së, Arbëresha Loxha. Në këtë diskutim panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do fokusohen në analizimin e të gjeturave kryesore të Raporti të Vendit […]
Udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pjesë e panelit së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtorin ekzekutiv të “Çohu!”, Arton Demhasaj dhe drejtoreshën e GLPS-së, Arbëresha Loxha.
Në këtë diskutim panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do fokusohen në analizimin e të gjeturave kryesore të Raporti të Vendit 2019, si dhe do të identifikojnë mesazhet kryesore që Komisioni Evropian dërgon për Kosovën.
Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah se cilat, në raportin e Komisionit Evropian, ishin arritjet, dështimet dhe prioritetet e munguara të cilat i kanë pamundësuar Kosovës, edhe këtë vit, që të qartësojë rrugën e saj drejt BE-së.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantojë një raport të shkurtër, i cili diskuton, nën përspektivën e GLPS-së, të metat kryesore që Raporti i Vendit për vitin 2019 adreson.
Po ashtu, GLPS do të ofrojë edhe një listë rekomandimesh, që sipas tyre, mëtojnë ta ndihmojnë Kosovën që të rifilllojë rrugën e saj drejt BE-së dhe të ndjek atë, pavarësisht politikës ditore dhe agjendave partiake.












