Ambasadori francez: Taksa të hiqet, Kosova mos t’ia lejojë vetes të mbetet në ‘status quo’

Ambasadori i Francës, Didier Chabert, e sheh të padobishme mbajtjen e taksës në fuqi, sikurse dhe vazhdimin e “status quos” aktuale. Një marrëveshje eventuale me Serbinë, sipas tij, do të çonte në integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Kombet Bashkuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, diplomati francez ka […]
Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, diplomati francez ka theksuar se Kosova ka të gjitha mjetet për t’u siguruar se do të respektohen vijat e kuqe në negociata me Serbinë. Nëse Kosova nuk dëshiron ndryshimin e kufijve, siç ka thënë ai, mjafton që të mos negociojë këtë opsion me Serbinë, ose të kujdeset që Parlamenti të hedhë poshtë një marrëveshje të tillë.
I pyetur nëse Franca mbështet idenë e korrigjimit apo ndryshimit të kufijve në Ballkan, Chabert ka deklaruar se u takon Kosovës dhe Serbisë që të vendosin vetë, përmbajtjen e marrëveshjes që dëshirojnë ta nënshkruajnë. Por ka përkujtuar se prej palëve lypset të pranojnë koncesione të vështira, “por të justifikuara në raport me përfitimet e pritshme”.
Chabert ka folur edhe për shqetësimet që kanë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.












