Albright viziton Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, i ngritet edhe bust

Albright viziton Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, i ngritet edhe bust

Ndonëse jo në gjendje të mirë, shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, qëndron në qendër të Prishtinës, si shenjë falënderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës nga Serbia. Kryeqytetit do t’i shtohet edhe busti i bashkëpunëtores së Clintonit, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, cila po ashtu, ka ndihmuar kosovarët ta fitojnë lirinë. Busti […]

Kryeqytetit do t’i shtohet edhe busti i bashkëpunëtores së Clintonit, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, cila po ashtu, ka ndihmuar kosovarët ta fitojnë lirinë.

Busti do të vendoset në sheshin që mban emrin e saj, pranë monumentit “New Born”. Aty tashmë është vendosur bazamenti i bustit. Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratë prej 19 mijë e 788 eurosh me kompaninë “Artiko”, për realizimin e këtij busti.

Por, Presidenca megjithatë nuk mundi të konfirmonte nëse Albright do të jetë në Prishtinë më 12 qershor. Florent Rrahmani, anëtar i ekipit për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit, shtoi se Presidenca ende nuk ka marrë konfirmim për këtë, edhe pse ftesa u janë dërguar disa personaliteteve ndërkombëtare.

Ndërkaq, informata thonë se nuk kanë as në Komunën e Prishtinës.

Megjithatë, mësohet se busti pritet të përurohet më 12 qershor, në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Por, për vizitën e Albrightit në Twitter ka shkruar Petrit Selimi, koordinator për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë.

“Kosovarët do të jenë të lumtur ta mirëpresin sërish ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, për 20-vjetorin e çlirimit”, ka thënë Petrit Selimi, Koordinator për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë..

Derisa e vlerësojnë si të çmuar kontributin e amerikanes, qytetarët mirëpresin vendosjen e bustit të saj.

Albright ishte gruaja e parë në postin e sekretares së Shtetit të SHBA-së. Në këtë detyrë, ajo ka shërbyer nga viti 1997 deri më 2010.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?