Albin Kurti ia ‘vjedh’ fjalorin e blegtorisë Isa Mustafës: Krahason Telekomin me një pulë

Albin Kurti ia ‘vjedh’ fjalorin e blegtorisë Isa Mustafës: Krahason Telekomin me një pulë

Derisa Isa Mustafa ishte kryetar i Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e kishte ashpërsuar më shumë se kurrë fjalorin e saj opozitar. Kjo kishte bërë që Mustafa t’i krahasonte aktivistët e kësaj Lëvizjeje me lopët, për çka Albin Kurti kishte deklaruar që “Mustafa kishte fjalor prej bujku e blegtori”. Por, Kurti kësaj here ka bërë […]

Derisa Isa Mustafa ishte kryetar i Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e kishte ashpërsuar më shumë se kurrë fjalorin e saj opozitar.

Kjo kishte bërë që Mustafa t’i krahasonte aktivistët e kësaj Lëvizjeje me lopët, për çka Albin Kurti kishte deklaruar që “Mustafa kishte fjalor prej bujku e blegtori”.

Por, Kurti kësaj here ka bërë të njëjtën gjë me z.Mustafa për të sulmuar me të drejtë pushtetin për keqmenaxhimin e Telekomit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Kryetari i Vetëvendosjes e ka krahasuar Telekomin me një pulë që sjell vezë të arta, dhe menaxhimin e Qeverive të Kosovës e ka cilësuar si një përpjekje për ta dështuar dhe falimentuar atë.

“Telekomi i Kosovës është si një pulë që sjell vezë të arta. Kur e panë pushtetarët që nuk po ndalet pula edhe atëherë kur ia vidhnin vezët, ia ndërprenë ushqimin duke ia ndaluar investimet. E kur as kjo nuk e ndali, atëherë ia sulmuan trupin së jashtmi me një Z pulë virtuele, ia sulmuan organet së brendshmi me kontrata e punësim parazitor, si dhe e zhvlerësuan duke e nxjerrë në shitje. Pula mbeti gjallë e regjimi s’po u besonte syve të vet. Andaj, pula virtuele e hodhi në gjyq pulën reale dhe e dënuan atë! Pra, duan ta mbysin pulën, t’ia hanë mishin, dhe ta shpallin pulën virtuele pulë reale.” – shkruan z.Kurti.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të z.Kurti:

Kompanitë e Telekomit nuk falimentojnë askund. Vështirë të gjendet ndonjë sektor tjetër i ekonomisë me fitime të garantuara sikurse ky. Prandaj, nëse keni parë a dëgjuar të ketë falimentuar ndonjë kompani e Telekomit ndokund, kjo ka ndodhur sepse është synuar ashtu. Falimentimi i Telekomit mund të ngjajë veçse me paramendim nga pronari.

Telekomi i Kosovës është si një pulë që sjell vezë të arta. Kur e panë pushtetarët që nuk po ndalet pula edhe atëherë kur ia vidhnin vezët, ia ndërprenë ushqimin duke ia ndaluar investimet. E kur as kjo nuk e ndali, atëherë ia sulmuan trupin së jashtmi me një Z pulë virtuele, ia sulmuan organet së brendshmi me kontrata e punësim parazitor, si dhe e zhvlerësuan duke e nxjerrë në shitje. Pula mbeti gjallë e regjimi s’po u besonte syve të vet. Andaj, pula virtuele e hodhi në gjyq pulën reale dhe e dënuan atë! Pra, duan ta mbysin pulën, t’ia hanë mishin, dhe ta shpallin pulën virtuele pulë reale.

Sot, më 12 maj, janë mbushur 10 muaj prej kur Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për shpëtimin dhe mbrojtjen e Telekomit të Kosovës. Mirëpo, kjo qeveri i trajton rezolutat e Kuvendit si ushqime të ndryshme të një tavoline suedeze: merr çka i hahet për t’u majmur për vete.

Edhe PANhajni në njërën anë, edhe ekonomi e demokraci në anën tjetër, Kosova nuk mund të ketë. Sot, krimineli po e padit viktimën dhe po e fiton gjyqin! Nesër, nuk do të jenë më këta, ndodhen në mandatin e tyre të fundit në pushtet. Por, sa më i afërt fundi për këtë qeveri dhe sa më e shkurtër jeta e saj, aq më larg fundit shteti ynë dhe më e gjatë jeta e tij. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?