Alarmon Muçolli:Taksat e qytetarëve të Podujevës po keqmenaxhohen

Këshilltari nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Fitim Muçolli ka reaguar në lidhje me keqmenaxhimin e taksave të qytetarëve në këtë komunë. Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se pritet që të dyfishohet teprica e buxhetit të komuës së Podujevës, pasi vetëm 3.27 për qind e buxhetit është investuar deri më tani. […]
Këshilltari nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Fitim Muçolli ka reaguar në lidhje me keqmenaxhimin e taksave të qytetarëve në këtë komunë.
Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se pritet që të dyfishohet teprica e buxhetit të komuës së Podujevës, pasi vetëm 3.27 për qind e buxhetit është investuar deri më tani.
Edhe këto investime që janë bërë sipas Muçollit janë bërë në mënyrë të gabuar.
“E veç shumës jashtëzakonisht të vogël të investuar edhe ato janë orientuar në mënyrë të gabuar e disa prej tyre janë edhe borgje nga viti paraprak që janë përcjellur në këtë vit. Nëse vazhdohet me këtë keqmenaxhim paraqitet rreziku që të dyfishohen tepricat buxhetore ndërsa qytetarët e Podujevës të mbesin me të njëjtin apo me standard jetësor më të ulët”, shkruan Muçolli.
Ai bën thirrje që qytetarët e Podujevës të kërkojnë llogari për paranë publike
Më poshtë mund ta lexoi postimin e plotë:
Alarmante – Vetëm 200 mijë euro në investime kapitale, pritet dyfishim i tepricës buxhetore
Taksat e qytetarëve të Podujevës po vazhdojnë të keqmenaxhohen.
Nga mbi 6 milionë euro sa ishin planifikuara të shpenzoheshin në investime kapitale gjatë 2019-es, për tre muaj janë investuar vetëm 219 mijë e 658 euro dhe që në përqindje i bie vetëm 3.27%.
E veç shumës jashtëzakonisht të vogël të investuar edhe ato janë orientuar në mënyrë të gabuar e disa prej tyre janë edhe borgje nga viti paraprak që janë përcjellur në këtë vit. Nëse vazhdohet me këtë keqmenaxhim paraqitet rreziku që të dyfishohen tepricat buxhetore ndërsa qytetarët e Podujevës të mbesin me të njëjtin apo me standard jetësor më të ulët.
Investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve andaj ky do të duhet të ishte prioritet i udhëheqjes së Kryetarit Veliu. Nevoja për investime kapitale në Podujevë është jashtëzakonisht e madhe andaj llapjanët duhet të kërkojnë llogari për paranë publike dhe investime në atë që do t’u sillte fitim.
Mos lejoni që paratë tuaja të hynë në xhepat e zyrtarëve komunal.












